Kodi i plotë i jetës

Islami është religjion, por jo në domethënien perëndimore të religjionit. Konotacioni perëndimor i termit “religjion” është diç mes besimtarit dhe Zotit. Islami është besim që sistemon të gjitha aspektet e jetës në të dy nivelet, në atë individual dhe shoqërorë.

Islami sistemon marrëdhëniet tuaja me Zotin, me veten tuaj, me fëmijët tuaj, me të afërmit tuaj, me fqinjët tuaj, me miqtë tuaj dhe me vëllezërit tjerë. Islami qartë cakton detyrat dhe të drejtat tuaja në të gjitha këto marrëdhënie.

Islami themelon sistem të pastër të adhurimit, të të drejtave civile, të ligjit të kurorëzimit dhe shkurorëzimit, të kodit të sjelljes, çfarë të mos pimë, çfarë të veshim dhe çfarë të mos veshim, si të adhurojmë Zotin, sit ë qeverisim, ligjet e luftës dhe paqes, kur të shkojmë në luftë, kur të bëjmë paqe, ligjet ekonomike dhe ligjet e blerjes dhe shitjes. Islami është kod i plotë i jetës.

Islami nuk është vetëm për xhaminë, është për jetën e përditshme, udhëzues në jetë në të gjitha aspektet: sociale, ekonomike e politike.

Është kushtetutë e plotë. Në këtë mënyrë Islami i largon muslimanët nga konfuzioni, sepse Islami është logjik dhe racional. All-llahu është një. Allahu është një, All-llahu nuk ka djem. All-llahu nuk është trini. All-llahu nuk vret për të shpëtuar. Nuk ka nevojë për ndërmjetësim në mes All-llahut dhe njeriut. Islami organizon natyrën e njeriut, por nuk shkon kundër sajë. Nuk ka asnjë shkallë të klerit në Islam; as beqari (murgëri). Islami është kod i plotë i jetës njerëzore.

Burimi:
“Nevoja për Islam”, (en: The Need for Islam)
Nga Dr.Muhammad Al Alkhuli

Përktheu dhe përshtati:
Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?