Autor: Skender Mustafi
Dua të e bllokoj një profil në Facebook
Rrjetet sociale janë gjëja më e bukur dhe elementi më i dashur i komunikimit të lirë modern. Mungesa e aplikimit të ligjit më hapësirat e lexuesit shqipfolës ka bërë që ky zhvillim revolucionar të bëhet bajat dhe i pavlerë, madje me kundërvlerë. Andaj, dua të bllokoj një profil në Facebook.
Gabimi primar të cilin, lexuesit në përgjithësi, lexuesit shqiptarë e bëjnë është reagimi. Reagimi bëhet posaçërisht në mungesë të vetëdijes për përmbajtje dhe njohje profesionale. Për më shumë, reagimet në të shumtën e rasteve bëhet madje edhe në mungesë të informacioneve. Reagimet, gjithashtu, bëhet edhe bazuar mbi vlerësimin e një personi të tretë, të njohur e të panjohur.
Natyrisht që unë nuk proklamoj gjumë dhe heshtje totale, por reagim i cili shuan zjarrin dhe qetëson shpirtin e lexuesit. Një reagim i tillë është i mundur në Facebook. Madje ‘vota’ është e lirë dhe Facebook e merr parasysh vlerësimin grupor. Kjo do të thotë, nëse një grup është i pakënaqur ose vlerëson se ka nxitje të ndryshme nga një person i caktuar, atëherë mund t’i japë votën dhe të nxirret në fllad nga ana e Facebook-ut.
Si ta bllokojmë një cytës të ndyrë .
1. Fillimisht organizoni një grup njerëz ose mendoni për një strategji e cila krijon punë në grup e që është e bazuar në vlerësim të sinqertë.
2. Vlerësoni në mënyrë të organizuar disa shkrime ku shfaqet urrejtje, cytje, fyerje ose elemente tjera të cilat nuk mund të kapen me ligj (përndryshe duhet përndjekur personin me ligj), por që janë me bazë keqbërëse.
2a. Kaloni tek shkrimi të cilin dëshironi të e vlerësoni dhe në anën e djathtë të tij klikoni tek tri pikat.
2b. Tek kutiza e mësipërme klikoni nyjën ‘Jepni përshtypjet taja për këtë postim‘ dhe në dritaren e mëposhtme përzgjidhni llojin e dhunës ose ngacmimit të cilin e bën postimi.
3. Pasi të keni vlerësuar disa shkrime, vlerësoni profilin e personit të caktuar. Ky vlerësim, nëse bëhet në mënyrë të organizuar, do të jetë efektiv dhe krykrues për personin debil.
3a. Kaloni tek profili i personit banal dhe në anën e djathtë të profilit klikoni tri pikat, nga ku do të hapet një dritare ku do të klikoni nyjën (akoma të pa përkthyer në shqip) ‘Give Feedback or Report this Profile‘.
3b. Kur klikoni nyjën e mësipërme do të hapet dritarja e mëposhtme ku mund të përzgjidhni llojin e vlerësimit të cilin dëshironi të e bëni.
Së fundi
Më e pakta që arrini me një procesi të tillë është se asnjëherë, në të ardhmen, nuk do tu bezdisin shkrimet e këtij debili të cilin vlerësuat, as komentet e vlerësimet e të tjerëve në shkrimet e tij sepse i gjithë rrjeti i ndërveprimit me të bllokohet dhe është i padukshëm për profilin tuaj.
Suksese!