Një mbret kishte dalë në një piknik në natyrë për të përthithur pak ajër të pastër. Gjatë shëtitjes pa një bujk i cili me plotë hare po mbjelltë tokën. E takoi dhe epyeti:
Mbreti: O burrë, po shoh sejeni shumë të gëzuar që po punoni tokën, a është kjo toka e juaj?
Bujku: Jo zotëri, kjo nuk është toka ime, unë punoj me mëditje- me rrogë.
Mbreti: Po sa rrogë merre për këtë punë që e bëni ju ?
Bujku: Për këtë punë marr katër dinarë!.
Mbreti: A të mjaftojnë këta katër dinar?
Bujku: Po më mjaftojnë, bile edhe më teprojnë. Një dinar e shpenzoj për jetën time, me një dinar paguaj borxhin tim, një dinar e jap borxh të tjerëve dhe një dinar e shpenzoj në rrugën e Allahut (në humanizëm).
Mbreti: nuk të kuptova, ç deshe të thuash me këtë?
Bujku: Unë të sqarojë zotëri. Dinarin që e shpenzoj për jetën time, është dinari që ushqehem unë dhe bashkëshortja ime. Dinarin që paguaj borxhin tim, është dinari që shpenzoj për mirëmbajtjen e prindërve të mi, babait dhe nënës që më edukuan dhe financuan për mua kur unë kisha nevojë, e ata tani janë të pa aftë për punë dhe unë ua kthej borxhin. Dinarin që e jap borxh është dinari që shpenzoj për fëmijët e mi, që duhet të ma kthejnë kur të plakemi, kurse dinari që e shpenzojë në rrugën e Allahut është dinari që shpenzoj për dy motrat që janë të sëmura.
Ngaarabishtja: Jusuf Zimeri