Përgatiti: Skender Mustafi
Paint.NET ndër programet më të mira falas të cilët ndihmojnë përpunimin e fotove. Në këtë artikull do të mund të mësoni se si të instaloni shtesat (plugins) të cilat u mundësojnë realizimin e efekteve të ndryshme të cilat programi nuk i ka në instalimin e vetë origjinal.
Në Windows 7
- Kaloni tek “START” (pjesa e poshtme-majtas e monitorit) dhe në fushën e zbrazët shkruani: “Paint.NET/Effects“
- Si rezultat u shfaqet dosja “Effects“, klikoni mbi të.
- Ju tani keni kaluar tek dosja “Effects“, diku në pjesën “C:” të kompjuterit. Sidoqoftë, në këtë dosje i kopjoni skedat (ang: files) dhe jo dosjet e tyre. Skedat të cilat përmbajnë dosjet që tanimë i keni shkarkuar janë të formatit “.dll“. Pra i kopjoni të gjitha skedat dhe i hidhni tek dosja “Effects“.
- Nëse Paint.NET është i hapur, e mbyllni programin dhe e rihapni përsëri që të mund të i shfrytëzoni efektet.
Windows XP, Vista
- Kaloni tek “My Computer“, pastaj tek “C:“
- Tek C: kërkoni “Program files“, hyni tek kjo dosje
- Tek dosja “Program files” kërkoni dosjen “Paint.NET“, hyni tek kjo dosje
- Në kokë të dosjes “Paint.NET” gjendet dosja “Effects“, hyni tek kjo dosje.
- Ju tani keni kaluar tek dosja “Effects“, Në këtë dosje i kopjoni skedat (ang: files) dhe jo dosjet e tyre. Skedat të cilat përmbajnë dosjet që tanimë i keni shkarkuar janë të formatit “.dll“. Pra i kopjoni të gjitha skedat dhe i hidhni tek dosja “Effects“.
- Nëse Paint.NET është i hapur, e mbyllni programin dhe e rihapni përsëri që të mund të i shfrytëzoni efektet.