Përgatiti: Skender Mustafi
Windows 7 Starter edition është versioni më i ulët, versioni bazë i Windows 7 dhe më i liri në çmim. E gjitha vije si shkak se ky version i Windows 7 ka më pak efekte. Pra është më i varfër në efekte nga versionet tjera të Windows 7. Shembull i kufizimeve tek ky version është pamundësia e ndryshimit dinamik të prapavijës së eranit, por vetëm përdorimi i versionit “Windows Basic”; pastaj pamundësia e kalimit nga një përdorues tek tjetri; pamundësia e ndryshimit të ngjyrave të dritareve e të tjera.
Përmes këtij artikulli do tu tregojmë se si mund të ndryshoni disa gjëra te ky lloj i Windows-it për t’i ndryshuar ato sipas dëshirës suaj.
Pra pasoni hapat e mëposhtëm dhe në fund do të shihni efektin e ndryshimeve.
- Shkarkoni Stardock MyColors. Është një program i vogël i cili u lejon ndryshimin e pamjeve tek Windows 7 Starter Edition.
- Tani nëse dëshironi të ndryshoni “Screen saver” atëherë kaloni “Start” (pjesa e poshtme majtas në ekran) dhe kërkoni “change screen saver”.
- Klikoni “Change Screen Saver” dhe ndryshoni screensaver!
- Nëse dëshironi të ndryshoni zërin e sistemit, kaloni tek “Start” dhe kërkoni “change system sounds”.
- Ndryshoni sistemin e zërit duke shfrytëzuar mundësitë e reja që shtesa e sipër instaluar u mundëson.
Suksese!