Përgatiti: Skender Mustafi
Rikthimin e të dhënave në Windows 7 e bëjnë të mundur disa mjete e një nga këto është softueri nga Nick Bedford, System Restore Explorer. Programi në fjalë është i vogël me vetë 838kb dhe gjithashtu shumë lehtë për pëdorim. Më poshtë do tua pëshkruaj të hapat e realizimit të kthimit të skedave të grisura.
0. System Restore zakonisht ruan të dhënat në një dosje të kompjuterit tuaj të njohur si “Volume Information”, dosje së cilës zakonisht nuk mund tëi qasemi sepse po tentuam të hapim atë dosje do të pranojmërosinë e më poshtme:
1. Qasjen ndaj kësaj dosje e mundëson System Restore Explorer, prandaj Shkarko softuerin
2. Instalo softuerin e shkarkuar, nuk do të merr shumë kohë.
3. Pasi të e kesh instaluar, System Restore Explorer hapet automatikisht dhe duhet të kaloni nxitësin e “User Access Control”. Pasi të keni kaluar këtë softueri automatikisht paraqet listën e pikave të rikthimit të të dhënave sikur tek figura më poshtë. Siç mund të shihni softueri paraqet datën dhe kohë e krijimit si dhe përshkrim për çdo pikë rikthimi. Gjithashtu mund të shihni se sa hapsirë nga disku juaj shfrytëzohet nga këto të dhëna.
Vini Re: Softueri parimisht fsheh pikat e rikthimit të regjistruara pesë ditët e fundit. Nëse dëshironi të i shihni këto, në fund të dritares e largoni pikë e përzgjedhjes nga kutiza.
4. Pasi të keni përzgjedhur pikën e rikthimit, pulla “Mount” bëhet e operueshme, sikur tek figura më poshtë. Gjithashtu edhe pulla “Delete” bëhet e operueshme, në rast se dëshironi të grisni versione të kaluar të të të ruajtura. (Nuk ua kisha rekomanduar në rast se keni hapsirë të mjaftueshme në diskun tuaj.)
5. Me të shtypur “Mount”, System Restore Explorer rikthen pikën e ruajtur dhe krijon dosje në diskun tuaj duke hedhur atë tek “Windows Explorer” (Shfletuesi i Windows-it) që të mund të e shihni dhe të keni qasje në të njejtë sikur në dosjet tjera të Windows-it. Shih figurë mëposhtë .
Vini Re: Emri HarddiskVolumeShadowCopy2 mund të është tjetër emër tek dosja juaj, megjithatë ska dert kjo.
6. Pasi që të keni gjetur dokumentin që dëshironi të e ktheni, mund të e kopjoni kudo në diskun tuaj ose në disqe tjera të lëvizshme si USB etj. Njejt siç mund të shihni tek figura më poshtë:
7. Me të kryer kopjimin e skedës së dëshiruar menjëherë mbylleni dritaren e “Windows Explorer” ose kaloni tek softueri “System Restore Explorer” dhe shtypeni pullë “Unmount”. Kjo është me rëndësi sepse nëse nuk e bëni këtë Windows e llogarit atë pjesë sikur të gjitha pjesët tjera të kapshme të Windows-it kështu që mund të i shkatrroni pikat e rikthimit nga veprimet tjera. Kjo nënkupton faktin se herë tjetër nuk do të mund t’ riktheni dokumentet e dëshiruara.
8. U kry. Suksese.