Shkruan: Skender Mustafi
Pozita më e mirë e një shikuesi në një ndeshje tenisi është të është i ulur në mes të rreshtave në njërin nga krahët. Në këtë pozitë është në gjendje të shohë vetëm atë që mendon se është me rëndësi dhe të përcjellë topin duke lëvizur nga e djathta e e majta e tij. Kjo i ngjason një ncncnc me ritëm më të ngadalësuar.
Politika jonë na ka ofruar ulësen në rreshtat ku duhej ulur shikuesi i ndeshjes së tenisit. Ne jemi ulur. Pozita jonë është ajo që as nuk na len të luajmë se as të shohim/njohim të gjitha detajet. Ne jemi vetëm duke përcjellë topin i cili fluturon djathtas-majtas/majtas-djathtas dhe herë pas here jemi duke bërtitur.
Të gjitha komentet, shkrimet, kritikat e thash e themet pas ndeshjes janë vetëm të thëna.
Vepra është kryer dhe pasojat qofshin të mira ose të këqija, ne duhet shijuar.
Më e keqja nga e gjithë kjo ndeshje është se ne nuk jemi duke bërë asgjë. Ne jemi të zbrazët në vepra. Të varfër në përkushtim. Si pasojë ne presim ndeshjen tjetër për t’i qepur syrin topit, për të brohoritur herë pas here dhe në fund për tu përçyrrë si të marrë nëse ai/ajo derr/kudër kishte të drejtë në atë që bëri ose jo.
Ne duhet zgjuar ose nëse nuk dimë, atëherë duhet mësuar si duhet zgjuar, që kur të zgjohemi, të zgjohemi siç duhet e jo me përçyrrje.