tentimi i fundit

me vargun e fundit
me zërin e pashtershëm
lidhet shpirti im
për të ikur
kah e bukura
pranverë

e çiltër
duket për sytë e pa mëkat
që i qajnë duart
e njerëzve që sikur acari
akullojnë shpirtin e dëlirë dashurorë
dhe më pastaj
sikur flaka
fillojnë djegien e fundit

unë s’bëj gjë
vetëm
tentoj të them se
dhemb

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?