ti njeri

ti njeri
më bën të e fus gjysmën e fytyrës
në qetësinë e ujit të qetë të liqenit

ti njeri

shfaqesh sikur mendimi për jetën
mbi platformën e ujit dhe ecën qetë mbi të

ti njeri
e lanë fytyrën ne ujin tim
të mendimit

ti njeri
e bën gjysmën e fytyrës sime me pamje prej gogoli
pamjen tënde e bën pamje pikture

ti njeri
a do të heshtësh sot

ah
çfarë pamje trishtuese
pamje prej njeriu ke sot
në këtë mesditë të ithët

çfarë fshehtësie njeriu ke gatuar
kaq shijshëm

ti njeri
më bën të e ha këtë drekë
„modeste“
për tu bërë hiç më shumë se
ti njeri
gogol-njeri

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?