Përgatiti: Skender Mustafi
Ripublikuar më: 21 Gusht, 2013
Publikuar më: 3 Korrik 2012
Viber është program i njohur për përdoruesit e celularëve të mençur, megjithatë ky artikull mund të u ndihmojë atyre që nuk e njohin softuerin dhe mundësitë e tij.
Viber është zhvilluar fillimisht si softuer për celularë të mençur duke ofruar mundësi komunikimi me zë, dërgim të porosive tekstuale si dhe shpërndarje të video dhe foto materialeve mes përdoruesve të ndryshëm të këtij softueri.
E vetmja gjë që u nevojitet është të keni qasje në internet. Të gjitha veprimet e sipërpërmendura janë falas. Softueri funksionon për mrekulli si gjatë komunikimit me zë, gjithashtu edhe gjatë shpërndarjes së porosive ose materialeve.
Ju gjithashtu mund të kaloni nga qasja Wi-Fi në qasjen përmes GSM gjatë thirrjeve tuaja telefonike.
Përveç përdorimit përmes celularëve Viber mund të shfrytëzohet edhe përmes PC. Kjo e bën softuerin atraktiv meqë shpërndarja e video dhe foto materialeve bëhet shumë e lehtë dhe atraktive.
Procedura e vijëzuar, më poshtë ka qenë e nevojshme në fillim meqë Viber kishte lënë anash zhvillimin e një softueri për Windows PC.
Me rëndësi është të dini se Viber Media Inc. nuk ka të zhvilluar softuer i cili mund të shfrytëzohet drejtpërdrejtë për PC, por ju mund të instaloni softuerin BlueStacks, softuer i cili simulon sistemin operativ Android në PC. Në këtë mënyrë ju përmes
BlueStacks mund të i qaseni tregut të softuerëve në Android dhe të shkarkoni softuerët falas siç është Viber, e shumë softuerë të tjerë të cilët mund të i shfrytëzoni si në celularët e mençur, ashtu edhe në PC.
Për fund, unë e shfrytëzoj Viber në Laptopin tim, dhe meqë kamera dhe zëri janë të integruar,komunikimi është i mrekullueshëm dhe shumë atraktiv.