Përgatiti: Skender Mustafi
Gmail, shërbimi për postë elektronike ofruar nga Google, ka shumë shfrytëzues. Nëse nuk jeni shfrytëzues, atëherë duhet të bëheni edhe atë për shumë të mira që ky shërbim ka, qoftë të ofruara nga vetë Google qoftë nga programues tjerë të cilëve kjo kompani u ka dhënë hapësirë për të programuar mjete të cilat mund të ndërveprojnë me këtë shërbim. Më poshtë kam radhitur disa, të mos them mjetet të cilat patjetër duhet t’i keni në shfletuesin tuaj, por që shumicën vërtetë duhet pasur. Vini re, këto mjete janë vetëm për Gmail dhe instalohen vetëm në Google Chrome.
mxHero Toolbox (së fundi freskuar më 5 janar, 2014) – shtesë e mrekullueshme e cila mundëson funksione bazë të cilat Google që në fillim duhet t’i kishte mundësuar. Shtesa mundëson që të shkruani një porosi dhe t’ua dërgoni shumë personave përnjëherë dhe secili të e pranojë pa mos parë postat e të tjerëve. Më tej, mund të e bëni privat porosinë, kështu që 5 minuta pasi që lexuesi të e ket hapur porosinë ajo të shkatërrohet automatikisht. Për më tepër, ju mund të shkruani porosinë tani dhe të caktoni datën dhe kohën kur ajo do t’i dërgohet pranuesit të postës. | |
Secure Mail for Gmail (by Streak) (së fundi freskuar më 11 mars, 2014) – është shtesë e cila rritë sigurinë e porosive tuaja. Shtesa bën mbrojtjen e porosisë duke e koduar atë madje edhe për serverin e Google-s. Kështu që nëse dëshironi që porositë tuaja të mos i lexoj askush tjetër pos pranuesit të tyre, atëherë kjo është shtesa për të cilën keni nevojë. | |
Gmail Offline (së fundi freskuar më 9 gusht, 2013) – mundëson shkarkimin e gjithë përmbajtjes së postës elektronike në kompjuterin tuaj dhe leximin e shfletimin e porosive. Gjithashtu mundëson dërgimin e porosive tek të tjerët. Kuptohet, të shkruarit e porosisë mund të bëhet kurdo, por dërgimi i tyre do të bëhet posa të lidheni me internet. Gjithashtu në momentin e kyçjes në internet dhe kyçjes në postën tuaj elektronike automatikisht do të sinkronizohet përmbajtja në kompjuterin tuaj me përmbajtjen e postës në internet. | |
KeyRocket for Gmail (së fundi freskuar më 2 prill, 2013) – gjatë shfrytëzimit të postës informon rreth shkurtesave për tastierë të cilat mund të shfrytëzohen për të vepruar lehtë dhe shpejtë me postën tek shërbimi postar Gmail. | |
Cloudy for Gmail (së fundi freskuar më 30 maj 2013) – mundëson ngarkimin e skedave të ndryshme nga burime të ndryshme dhe jo vetëm nga kompjuteri. Pra me të instaluar këtë shtesë nuk keni nevojë që të shkarkoni diçka nga interneti, nga Dropbox, Facebook, Google Drive e shërbime tjera për t’ia dërguar mikut. Kjo shtesë ofron mundësinë e qasjes tek materialet e ngarkuara tek shërbimet e ndryshme dhe dërgimin e tyre përmes postës. Lehtësim i madh në veprim dhe menaxhim të materialeve personale. | |
Checker Plus for Gmail (së fundi freskuar më 17 prill 2014) – është një ndër shumë shtesa të cilat lajmërojnë nëse ndonjë porosi ka arritur në postë, por ajo që e bën këtë shtesë të jetë më e preferuar, përveç funksionimit pa pengesa, është mundësia e kyçjes me më shumë se një postë Gmail. Pra nëse ju posedoni më shumë se një postë të shërbimit Gmail, atëherë për të gjitha ato mund të informoheni automatikisht nëse keni pranuar porosi të reja. | |
Gmelius (së fundi freskuar më 24 prill 2014) – e bën postën tuaj elektronike të duket për mrekulli dhe i largon të gjitha reklamat e vendosura nga Google. Një Gmail të pastër dhe të lehtë për përdorim. | |
Newsletter Creator & Gmail Email Market (së fundi freskuar më 25 mars, 2014) – është shtesë shumë efikase për të shfrytëzuar Gmail në një mjet marketingu për portalin apo kompaninë tuaj. Thjesht, shpejtë dhe lehtë mund të përpiloni letra atraktive informimi për abonuesit në listat tuaja të postave. Përveç kësaj, aktiviteti mund të përcillet pas dërgimit të letrave dhe informacionet mund të shfrytëzohen për përmirësimin e veprimeve në të ardhmen. | |
Gmail Signature App – By WiseStamp (së fundi freskuar më 13 shkurt, 2014) – mundëson dizajnimin dhe ruajtjen e një nënshkrimi i cili do të paraqitet në fund të postës çdo herë që dërgoni ndonjë porosi. Nga shfrytëzuesit nuk është votuar shumë mirë meqë për të shfrytëzuar këtë shtesë duhet të regjistoheni tek WiseStamp, veprim që është i lehtë, dhe FALAS është një numër i kufizuar i dizajneve. Një element tjetër negativ është, çdo herë që shkruani një porosi poshtë nënshkrimit tuaj paraqitet një fjali marketing për ofruesin e shërbimit. E mira është se kjo fjali thjeshtë mund të griset. Dhe për në fund, nëse në kompjuterin tuaj keni më shumë se një postë elektronike, atëherë nënshkrimi do të paraqitet tek të gjitha postat kur shkruani porosi. Përkundër të gjitha këtyre të metave vlerësoj se kjo shtesë është e mrekullueshme për shfrytëzim kur një kompjuter shfrytëzohet vetëm nga një person.. | |
Send from Gmail (by Google) (së fundi freskuar më 25 qershor, 2013) – nëse jeni duke vizituar ndonjë nyje në internet, qoftë faqe interneti, foto, dokument ose video material, thjeshtë klikoni mbi ikonën e kësaj shtese, shkruani postën e atij të cilit dëshironi t’ia dërgoni dhe dërgoni porosinë me nyjen në të. Thjeshtë, shpejt. |