Autor: Skender Mustafi Hyrje Zhvillimi i teknologjisë në përgjithësi dhe përmirësimi i teknologjisë celulare me ç’rast u paraqit epoka e celularëve të mençur të ashtuquajtur “SmartPhones” (shqiptimi: Smartfons) ka ndikuar jo vetëm në përmirësimin e elementeve të komunikimit, por edhe në elemente tjera si në jetën shoqërore ashtu edhe në sferën e biznesit. Tanimë përmes celularëve të mençur të cilët janë të lidhur me rrjetet dhe strukturat teknologjike, mund të realizohen transaksione ekonomike, të transferohen të holla, të kontrollohen të hyrat/të dalat në kontot bankare etj. Një nga sferat në…
lexo më tepërMuaj: Shkurt 2011
Nina-nana, t’përkun nana
Nina-nana, t’përkun nana, T’u mushtë qafa me gjerdana! Nina-nana, molla bek-e, As po ke kuj m’i gjet-e? N’daç sat am-e, n’daç tit et-e, A n’daç nans për miradi-e, A n’daç babs për bukuri-e, O për bes’o për dhanti-e. Po vjen gjumi tuj përvet-e: Nina-nin, nin-nin-o, “Kush e ka djalin me fjet-e?” Tuk e ka nana e vet-e. Nina-nana, nin-nin-o Pëllumi i nanës-o! Ninull nga Shëngjini , Lezhë, 1963
lexo më tepërFileHippo Update Checker
FileHippo Update Checker është program kompjuterik i cili ndihmon në të qenit programet tuaja të freskuara. Programi mundëson freskimin (update) e programeve që tanimë keni instaluar në kompjuterin tuaj qoftë nga Filehippo.com ose nga burime tjera por që Filehippo i posedon në bazën e të dhënave. Funksionimi Pas instalimit, me aktivizimin e programit Update Checker kontrollon programet tuaja të instaluara dhe kontrollon gjithashtu versionin e tyre, pastaj ato i krahason me bazën e programeve tek FileHippo dhe nëse nga programet e instaluara në kompjuterin tuaj ka të tillë të cilët…
lexo më tepërRevo Uninstaller
Revo Uninstaller është program ndihmës i cili mundëson largimin e programeve të cilat ju dëshironi dhe njëkohësisht largimin edhe të skedave që programet tentojnë të lënë pas vetes gjatë ç’instalimit. Programi gjithashtu mundëson kontrollimin e lehtë të mjeteve të Windowsit si TCP/IP, Qendrës së Sigurisë (Security Center), Informata mbi rrjetin (Network Information), shërbimeve të Windows-it (Services), etj. Gjithashtu mundëson edhe kontrollimin e programeve të cilat aktivizohen gjatë kyçjes së kompjuterit tuaj, pra ju shumë lehtë mund të zgjidhni se cilin program dëshironi të lini të aktivizohet automatikisht gjatë hyrjes në…
lexo më tepërlulja
thuaj një fjalë moj kuqaloshe e njomë ngritur kala në vete në jetë për jetë në ditë me vesë pas një rrezeje e fshehur për të këputur sot me shpirt të butë s’bashku me fletët e gjelbra ngritur që më parë nëpër valë kopshtesh shprese për te këputur një ditë nga një sy i etur që të mbetesh lule e vyshkur mbi tavolinën e jetës njomëz lule e kuqe me fletë përplot rrugë jete e një përmbytje në tharjen e petales së fundit në humbje pabesie ti rrëfen heshtje unë…
lexo më tepërNina-nin të zantë gjumi
Nina-nin, të zantë gjumi, nina-nin, të zantë në djep të ka nana zog me fletë. Sillet gjumi rreth e qark, të vijë, djalë, përmbi kasnak; të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë, kam me t’dhanë librat në dorë. Djepi jot është mbush’ me bar, ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar. Nina-nin, të marrtë gjumi,
lexo më tepër