Autor: Skender Mustafi Modelet e biznesit të kompanive të marketingut në sferën e reklamimit zakonisht, e që nuk përjashtohen rastet specifike, janë platforma multidimensionale. Në këtë mënyrë kompania e cila ofron shërbimet e reklamimit qëndron në mes dhe anash janë të lidhur të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Platforma është e përpiluar në atë mënyrë që në njërën anë përmes shërbimeve, produkteve dhe përmbajtjes falas tërhiqen përdoruesit dhe në anën tjetër të ardhurat gjenerohen në atë mënyrë që kompanive u ndahet hapësirë për reklamim. Platformat në internet kohëve të fundit kanë arritur…
lexo më tepër