Shpjegimi gjerman i politikës

Youtube Screenshot

Nga gjermanishtja përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Djali kthehet nga shkolla dhe i thotë babait: Në shkollë, tani, kemi të drejtë civile. A mund të më shpjegosh çka është politika? Babai thotë: Mirë, dëgjo. Unë i sjellë paratë në shtëpi, unë jam kapitali. Nëna jote menaxhon paratë dhe i harxhon ato, ajo është qeveria. Gjyshi që jeton me ne kujdeset që gjithçka të ecin me drejtësi dhe në harmoni, është sindikata. Ana e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shtëpisë, është klasa punëtore. Dhe për kë e bëjmë këtë? Për ty.…

lexo më tepër

Aty ku ngurron Google, depërton Gjirafa

Autor: Skender Mustafi Nga planet më mirë të definuara dhe më të suksesshmet të biznesit në internet është ai i ndërmarrjes Alphabet Inc. e cila që nga viti 2015 është ndërmarrja mëmë e Google-s. Ne të gjithë e njohim motorin e kërkimit Google.com ku mund të kërkojmë “gjithçka” dhe me efikasitet të gjejmë atë që kërkojmë. Për më shumë ne njohim dhe shërbimet tjera si Gmail. Google Drive, Google Maps, Google+ e shërbime tjera e që të gjitha janë falas. Ndërmarrja Alphabet Inc. ofron dhe shërbime tjera të cilat janë pak të njohura…

lexo më tepër

Ankandi në internet

Autor: Skender Mustafi Ankandi në internet, ankandi online ose ankandi elektronik, sido që ta emërtojmë,  është hapësira në internet e cila ofron kushte që kërkuesit të mund të garojnë për fitimin e produktit ose/dhe shërbimit të caktuar. Nga pikëpamja e marketingut, ankandi, është instrument i çmimit ku ofruesi përmes mjeteve të ndryshme elektronike tenton të arrijë çmimin më të lartë të produktit të ofruar. Për dallim nga ankandi tradicional ku prezenca e produktit është e domosdoshme, tek ankandi elektronik ofruesi ofron vetëm informacione mbi produktin qofshin ato përmes një përshkrimi të produktit,…

lexo më tepër