Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj: Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar. Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha…
lexo më tepërDitë: 11 Shkurt 2019
Bariu e dhitë
Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i nxori të…
lexo më tepërBilbili dhe skifteri
Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqenëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se si ishte i vogël e nuk do të nginte skifterin, prandaj duhet të kapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha: Do të isha vërtet I marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të…
lexo më tepërShqiponja e dhelpra
Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët. Një herë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen…
lexo më tepër