Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
Duke vlerësuar artin Islam në përgjithësi ndoshta mund të thuhet se shprehja më e mirë e artit Islam është në arkitekturë, posaçërisht ajo e ndërtimit të xhamive.[10] Përmes godinave mund të ilustrohet efekti i kulturave të ndryshme në civilizimin Islam. Për shembull arkitektura Islame Jugoafrikane dhe Spanjolle ka elemente të romako-bizantine siç duken në pallatin Alhambra në Grenadë, ose në Xhaminë e Madhe të Kordobës. Megjithatë arkitektura Islame dallon nga ato të mëhershmet dhe ajo evropiane duke pasqyruar elemente të posaçme të zhvilluara nga vetë arkitektët e njohur myslimanë të kohës.[11]
Shprehjet fascinuese të të bukurës arkitekturale gjenden tek ndërtimi i kubeve të xhamive, ndërtimi i të cilave është përdorur me shekuj. Kubeja më e vjetër që ka mbijetuar kohërat është Kubeja e Gurit e ndërtuar në vitin 691 në Jerusalem. Kube tjetër e njohur është pjesë e xhamisë në Taxh Mëhalla e konstruktuar në shekullin e XVII. Në shekullin e XIX ndërtimi i kubeve u bë pjesë edhe e arkitekturës perëndimore.[12][13]
Dekorimi
Një element përcjellës i arkitekturës Islame është dekorimi i cili çdo herë ka përcjellë të parën. Ndërtesat e ndërtuara nga myslimanët ose për myslimanët në territoret e përfshira me kulturë Islame qoftë në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen janë dekoruar me pikturime të ndryshme, të lejuara, janë zbukuruar me kaligrafi ose me mozaikë të ndryshme.
Kjo traditë ka qenë më e shprehur gjatë kohës së ekzistimit të fuqisë kulturore Islame në lindje si dhe në Andaluzi, por që nuk ka ngecur vetëm atje por është përcjellë edhe në pjesët tjera të Evropës, fillimisht përmes ndikimit të Perandorisë Osmane e pastaj me inicime shoqërore në pjesët e Evropës Perëndimore e më gjerë në gjithë Botën.
Zbukurimi i objekteve fetare është prezent edhe në trojet shqiptare. Ky zbukurim është më specifik tek objektet fetare të ndërtuara në kohët e mëhershme, por që vazhdon të jetë prezent edhe tani. Llojet e zbukurimeve dhe sasisë së artit të përdorur në objektet fetare Islame ndryshon varësisht nga vetë ndërtuesit si dhe nga tradita në rajonin ku ai objekt është ndërtuar ose ndërtohet.
Xhami të vjetra të njohura për zbukurimet e tyre në trojet shqiptare janë : Xhamia e Larme në Tetovë, Xhamia e Et’hem beut në Tiranë, Xhamia e Madhe në Prishtinë e të tjera.
Referencat
10. “Islam”, The New Encyclopedia Britannica (2005)
11. “Architecture of the Islamic World”, 1978, Thames and Hudson” Ernst J. Grube
12. O. Grabar (2006), f.87
13. Ettinghausen (2003), f.87