Definimi i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi

marketing direktNjë nga autorët më të njohur të marketingut në internet (marketingut online), Dave Chaffey (lexo: Dejv Çafi), definon marketingun në internet si: “Aplikim i teknologjisë digjitale e cila formon kanale në internet (ueb, posta elektronike, celularët/ TV digjitale ose pa tel) për të kontribuar në aktivitetet e marketingut me qëllim të arritjes së blerje fitimprurëse dhe mbajtjes së konsumatorëve (përbrenda  procesit të blerjes shumë-kanalesh dhe ciklit të jetës së konsumatorëve) përmes përmirësimit të njohurive tona mbi konsumatorët (të profileve të tyre, sjelljes, vlerave dhe nxitëseve për lojalitet), pastaj duke bërë komunikim të integruar me synim të caktuar dhe shërbime në internet (online) që përputhen me nevojat e tyre individuale.” (2007).

Chaffey gjithashtu përmbledh definicionin me pak fjalë: “Marketingu në internet është arritja e objektivave të marketingut përmes aplikimit të teknologjisë digjitale.” Në bashkëpunimin e mëhershëm Smith dhe Chaffey (2005), në bazë të definicionit të marketingut tradicional të institutit britanik “UK Chartered Institute” theksuan se “e-Marketingu me efikasitet mund të identifikojë, parashikojë dhe përmbushë nevojat e konsumatorëve”.

P.R. Smith (2003) pohoi se  marketingu në internet është “thjeshtë tregtimi në internet – të mbajturit shumë afër me konsumatorët duke formuar marrëdhënie me ata, të mbajturit ata të gëzuar dhe të kënaqur në internet. E-marketingu përfshinë dialog dinamik, reagim konstant të mëpasshëm dhe një sërë mjetesh të reja elektronike ”

Të tjerët (psh. Strauss, Ansary, El-Ansary, & Frost, 2005)  definuan marketingun në internet si “përdorim i teknologjisë informative në procesin e krijimit, komunikimit dhe shpërndarjes së vlerës tek konsumatorët, dhe për menaxhimin e marrëdhënieve të konsumatorëve në mënyra të cilat sjellin përfitim për kompaninë dhe aksionarët e saj. Ose thjeshtë si rezultat i teknologjisë informative të aplikuar në marketingun tradicional.”

Në anën tjetër Michie (2007) specifikon se: “marketingu në internet, në thelb, është gjithçka që bën, së bashku në internet (online) ose jashtë internetit (offline) për të ndikuar tek njerëzit për të blerë produktin ose shërbimin  tuaj nga një medium në internet siç është ueb faqja.”

Përmbledje
Të gjithë autorët me fjalë të njëjta ose me fjalë të tjera pajtohen se marketingu online (në internet) ngrihet mbi mjete elektronike. Disa nga ata si Michie, konsiderojnë edhe veprimet jashtë interneti si shtytës të suksesit të marketingut në internet janë pjesë të veprimeve të marketingut në internet (2007). Chaffey si bazë të marketingut në internet përcakton teknologjinë digjitale e cila formon kanale në internet. Për  P.R. Smith konsumatori është në qendër dhe duhet mbajtur aftër, i kënaqur dhe në një dialog dinamik. Autorë të tjerë vënë në pah krijimin e vlerës për konsumatorët duke përdorur teknologjitë e komunikimit dhe të gjitha mjetet të cilat përdoren për të nxitur krijimin e kësaj vlere, pa marr parasysh nëse janë mjete interneti ose jo, këto shihen si pjesë të marketingut në internet (Mustafi, Jost, Nguyen, 2011).

Referencat
– Chaffey, D. (2007). Top 10 E-marketing strategies of today and tomorrow.  Faqja mirëmbahet nga Dave Chaffey. Retrieved November 29, 2010, nga http://www.davechaffey.com/E-marketing-Insights/Internet-marketing-articles/Top-10-E-marketing-strategies, Së fundi vizituar më 4 Mars 2011.
– Smith, P., & Chaffey, Dave. (2005). eMarketing eXcellent The Heart of eBusiness (2nd ed., p. 372). Elsevier.
– Smith, P. R. (2003). Great answers to tough marketing questions (2nd ed., p. 298). Kogan Page Publishers.
– Strauss, J., Ansary, A. I., El-Ansary, A., & Frost, R. (2005). E-marketing (4th ed., p. 456). Pearson/Prentice Hall.
– Michie, J. (2007). Street smart internet marketing: tips, tools, tactics & techniques to market … (p. 307). Street Smart Internet Market.
– Mustafi, Skender, Jost, Lionel & Nguyen, Tuan (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing

Po këto i keni lexuar?