Nina nina, vajzë e nanës

Nina nina, vajzë e nanës
Mori cucë për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si qingj e çohu si rrunxë
Qingja e nanës nina ni
Vajzë u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u përmendsh-o për urti
Ju rritsh nanës e nalt me shtat
T’u baft shtati si bajrak
E t’u mushët fytyra me gjak
Nina nina po të përkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec “emri i vajzës” me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë
E kam vu vajzen në djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p’e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cucë, e mshili syt!
Kur t’mi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hanë
Ani te rrisin bab’e nanë
Po m’u rritsh me rob të tanë

Ninull popullore

 

Po këto i keni lexuar?