Nina nina, o more bir

Nina nina, o more bir
Flej se gjumi të ban mirë
Të ban mirë e t
ë rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me t
ë marrë porsi pëllumbi
Nin
e-nin sheqer në letër
M’u bafsh, bir, plak i vjetër!
ç’po i këndon-o djali gjumit
Si vida që i këndon p
ëllumbit
ç’po i këndon-o djali djepit
Si bylbyli n
ë gemb të plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardh
ë
Rrite Zot, që e ke falë!
Nina, nina, more bir
Flej, se nana t
ë don mirë
Sa dekika q
ë ka sahati
Njashtu, djalë, t’u rritet ty shtati
Flej, o djalë se t
ë ka falë Zoti
U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djalë, ti flesh i bardh
ë
E gjithkund t’u dhashtë mbarë!
T’a avit
ë gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa t
ë mirë nana e ka djalin
Lum për Zotin q
ë na e fali
Ma ka fal
ë, don me ma rritë
Ma gzosh emnin që të kam ngjitë
Mori mollë, ma gzosh të ritë!
Lumja nana, bir, q
ë të ka
Bir q
ë t’ka edhe të pastë
Me të mira mbrapa të lashtë
Të mira, bir, sa zemra te dashtë!

Ninullë popullore shkodrane

Po këto i keni lexuar?