Arti Islam: Përmbledhje

Punoi: Skender Mustafi

Arti Islam filloi të zhvillohet me lindjen e besimit Islam, e që gjatë periudhës Emevite dhe Abasite 661-945 merr formën e vet specifike, e cila vjen duke u zhvilluar sidomos në arkitekturë dhe në artin aplikativë.[2]

Arti Islam përfshinë zhvillimin artistik duke filluar që nga shekulli i VII e më vonë, në territoret me kulturë islame.[3] Mes tjerash në këtë zhvillim artistik dallohen arkitektura, kaligrafia, vizatimi e qeramika.

Arti islam është përqendruar në kaligrafinë arabe dhe jo në krijimin e figurave të ndryshme njerëzore e shtazore pasi krijimi i këtyre figurave, idhujtaria, është i ndaluar nga All-llahu, në Kur’an.

Përmbledhje
Arti Islam nuk është vetëm art që ka të bëjë me besimin në Allah. Në këtë rast termi “Islam” nuk i referohet vetëm besimit, por edhe kulturës së pasur Islame në përgjithësi. Arti Islam shpesh adapton elemente sekulare dhe elemente, nëse nuk janë të ndaluar (haram), të cilët nuk janë të pranuar nga disa teologë myslimanë.[4]

Sipas Encarta-s “Arti Islam është zhvilluar nga shumë burime si nga arti: Romak, i krishterë i hershëm dhe bizantin. Stilet e këtyre arteve u morën për bazë në arkitekturën e hershme Islame. Ndikimi i artit Sassanian, arkitektura dhe arti dekorativ i Persisë para islame kishin gjithashtu vlerë të madhe. Stilet e Azisë Qendrore u morën me inkursion nomad, gjithashtu edhe ndikimet kineze kishin efekt të dukshëm në pikturimin, poezinë e tekstilin Islam.”[5] Arti islam edhe ka huazuar elemente teknike dhe formative nga mjediset me të cilat ka kontaktuar apo bashkëjetuar, por fryma e Islamit ka qenë postulat i pacenueshëm i frymëzimit dhe veprës së artistëve myslimanë.[6]

Në artin Islam ka elemente që përsëriten siç është përdorimi i dizajnëve të përsëritura gjeometrike, lulore e bimore të cilat njihen si arabeske. Termi arabeske në Islam shpesh përdoret për të simbolizuar natyrën e jashtëzakonshme, të pa dukshme dhe infinite të All-llahut.[7]

Ngecja prapa në pikturë dhe skulpturë është e lidhur me besimin që synon njëshmërinë e Krijuesit, larg idhujtarisë pagane, e cila manifestohej pikërisht nëpërmjet pikturës dhe skulpturës. Bashkë me përhapjen e besimit Islam në hapësira të gjëra dhe për shekuj me radhë, arti Islam ndikoi edhe te të gjithë popujt dhe civilizimet botërore.[2] Përkundër qëndrimit të tillë ndaj pikturës prapë se prapë portrete të njerëzve gjenden në të gjitha epokat e artit Islam. Pasqyrimi i njeriut/njerëzve për arsye adhurimi konsiderohet idhujtari dhe është rreptësisht i ndaluar në ligjin Islam, që shihet si sheriat. Gjithashtu pretendohet se gjenden pikturime të Muhamedanit, të dërguarit të fundit në Islam, e që këto pikturime janë të bëra nga artistët myslimanë , përkundër mos ekzistimit të asnjë pikture të realizuar nga artistë të kohës së tij. [8][9]

Pikturat që merren për bazë për argumentimin e ekzistimit të pikturave të Muhamedit janë ato të vitit 1314, plot 650 vite pas vdekjes së Muhamedit. Këto piktura, përveç pikturimit të portretit, në vete përmbajnë elemente tjera të cilat nuk kanë bazë në Islam dhe që bien në kundërshtim me ligjet Islame dhe me përshkrimet Kur’anore të krijesave të krijuara nga All-llahu.

Referencat
1. Taj Mahal – ang. World Heritage List. UNESCO World Heritage Centre. Referenca e vendosur më 28 shtator, 2007.
2. ARKITEKTURA ISLAME Horizonti.com.
3. Marilyn Jenkins-Madina, Richard Ettinghauset and Architecture 650-1250, Yale University Press, ISBN 0-300-08869-8, f.3
4. Davies, Penelope J.E. Denny, Walter B. Hofrichter, Frima Fox. Jacobs, Joseph. Roberts, Ann M. Simon, David L. Janson’s History of Art, Prentice Hall; 2007, Upper Saddle River, New Jersey. Severth Edition, ISBN 0-13-193455-4, f. 277
5. MSN Encarta: Islamic Art and Architecture
6. Arti-Islam.Tk: M. M. Sharif, A History of Muslim Philosophy, vol. II, Wiesbaden, 1966, sipas: Nerkez Smailagic, op. cit., fq. 397-472; Sejjid Husein Nasr, Vodic mladom muslimanu, Sarajevë, 1998, fq. 135.
7. Madden (1975), f.423-430
8. The Arab Contribution to Islamic Art: From the Seventh to the Fifteenth Centuries, Wijdan Ali, American Univ in Cairo Press, December 10 1999, ISBN 977-424-476-1
9. From the Literal to the Spiritual: The Development of the Prophet Muhammad’s Portrayal from 13th Century Ilkhanid Miniatures to 17th Century Ottoman Art, Wijdan Ali, EJOS (Electronic Journal of Oriental Studies), volume IV, issue 7, f. 1-24, 2001

Përkthyer për projektin Wikipedia në gjuhën shqipe.

Po këto i keni lexuar?