Shkarko punimin në “PDF”
Shkruar në vitin 2003
Redaktuar më 21 Maj 2016
Rëndësinë e dizajnimit të produktit e kanë vërejtur prodhuesit që në fillim të veprimtarisë së tyre në prodhimtarinë industriale. Duke pasur parasysh efektin tërheqës dhe atë të dallueshmërisë gjithmonë prodhuesit janë munduar që përmes logos së tyre të shprehin llojin e veprimtarisë dhe imazhin e tyre të plotë.
Kështu kompanitë e mëdha botërore janë paraqitur që në fillim me vizon të qartë duke paraqitur njëkohësisht edhe produktin e tyre dhe dizajnin si pjesë shumë të rëndësishme të tijën. Dizajni i paraqitur i ka bërë të dallueshëm në treg dhe të “përjetshëm” në veprimtarinë e tyre. Ne do të mundohemi përmes kompanive të ndryshme të prezantojmë rëndësinë e dizajnimit të produktit dhe rëndësinë e markës së produktit si dhe rëndësinë e kombinimit të këtyre të dyjave në një tërësi të njohur si “produkt për konsum”.
Marrë nga sondazhet e dritares elektronike “GoodScripts.com” shohim që kompanitë gjigante në botë janë udhëheqëse me markat e tyre , me dizajnin e markave dhe produkteve.
Si të tilla janë:
- Kompania “Shell” e cila paraqitet në vitin 1900 përfaqësohet nga marka dhe dizajni i sajë që nga viti 1900 duke hasur në disa ndryshime gjer në 1971 dhe që atëherë nuk ka pësuar ndryshime dhe denjë prezanton gjigantin e madh të prodhimtarisë së vajrave për makineri.
Kompania tjetër udhëheqëse ndër më të mëdhatë e sondazhit është, ”McDonald’s” kompani të cilën çdokund e prezanton dizajni i logos i paraqitur që nga viti 1962 bërë nga Xhim Shindler (Jim Schindler). Kurse McDonald’s në logo u vendos në vitin 1968.
Ndër të tjerat është dhe kompania “Nike” logoja e së cilës është dizajnuar në vitin 1971.
– Udhëheqëse e dhjetë më të preferuarave është edhe logoja e firmës “Sony” që është e njëjta me ndryshime minimale që nga viti 1957, logoja më sipër është e vitit 1973.
- Në anën tjetër kompania amerikane e prodhimit të kompjuterëve “Apple” ishte kompania e parë amerikane e prodhimit të kompjuterëve e cila markat e saja i ngriti mbi emër fryti ( apple – mollë), nëse interesohemi mirë shohim se edhe “Macintosh” është emër i një lloj molle e që në vete ngërthen një simbolikë shumë tërheqëse. Ky dizajn i thurur me simbolik nga Steve Jobs dhe kolegët e tij tani më prezanton denjësisht firmën e njohur në botë Apple.
– Nga dizajnët udhëheqëse në këtë sondazh ishte dizajni i markës dhe të gjitha elementeve të produktit të prodhimtarisë e kompanisë multinacionale “Coca-Cola” e cila si kompani u paraqit në vitin 1886 nga Dr. John Smith Pemberton i cili ishte edhe njëherit edhe shpikës i formulës së produktit kurse Frank Robinson në të njëjtin vit paraqiti mbishkrimin e famshëm të kësaj pije të njohur freskuese. Dhe falë prezantimit të produktit, paraqitjes profesionale të markës , dizajnimit të mbishkrimit dhe dizajnimit të ambalazhit të produktit, ambalazh i cili u paraqit në formën që ka sot në vitin 1915, në vitin 1917 Coca-Cola arrin të shesë mesatarisht rreth 3 milion pije në ditë.
Përveç angazhimit në perfeksionimin e produktit, ambalazhimit, dizajnit përfaqësuesit e kompanisë angazhohen edhe në sferën e marketingut, konkretisht në reklamim të produktit tanimë të famshëm në botë. Në vitin 1927 bëhen reklama në radio. Një vit më vonë ambalazhimi standard pasurohet dhe me ambalazhime të tjera me përdorim të një hershëm. Në vitin 1929 kompania i bashkëngjit produktit si pjesë të pa ndashme dhe pllakatet të cilat përmbajnë në vete produktin, kënaqësinë e konsumatorit dhe mesazhin përmes të cilit tentohet të arrihet deri tek globalizimi i tregut. Frazat që prezantonin pijen për çdo vit tanimë paraqiten në tabloide dhe bëhen pjesë e pa ndashme e jetës së njerëzve, ndër më të famshmet nga ato mund të veçojmë: “Pauza që freskon” (“The Pause that Refreshes”) 1929, “Kur është rënd të fillohet, fillo me Coca-Cola”(When it’s hard to get started, start with a Coca-Cola.) 1934, “Po” (“Yes”) 1946, “Gjithnjë Cola-Cola” (Always. Coca-Cola.) 1993, gjithashtu “Shijoje të tërën” (“Taste it all.”) 1993 etj.
Kjo nuk paraqet tërë gamën e veprimeve që ndërmerr kompania në dizajnimin e produktit , kjo kompani multinacionale paraqitet dhe me linja të prodhimeve të posaçme në vende të ndryshme, produkte të cilat prezantojnë kompaninë denjësisht në atë vend ose ndoshta mund të thuhet produkte të cilat përmes markës bazë i paraqet denjësisht kompania në atë vend.
Dizajnimi preciz , i qartë, domethënës, i dashur, lehtësia e markës për tu mbajtur mend, lehtësia e shqiptimit, praktik e bën këtë produkt tërheqës dhe të preferuar nga konsumatorët për atë dhe sot bëhen mesatarisht 800,000,000 shitje në ditë.
Sondazhet e bëra tregojnë që rol shumë të rëndësishëm përveç prodhimit të produktit cilësor dhe me çmim të pranueshëm luajnë marka dhe dizajnimi i produktit, karakteristika të cilat e bëjnë produktin më të dashur dhe më të konsumueshëm.