pas shfaqjes së diellit
para fytyre
shfaqet edhe hija
para fytyre
si gjithmonë ngjitur për dysheme jete
më e qartë se çdo të shfaqej prapa
fillojnë neveritjet
dhe e pyes
ç’bën ti përpara e shfrenuar
qeshin edhe merimangat
nga pyetja
e çuditshme
pastaj për çudinë time
sorrat vishen si nuse
në fund të ëndrrës
në mesditë
© Skender Mustafi