Individualizimi si instrument i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi

Individualizmi është instrument shumë i njohur i produktit i cili përfshin përshtatjen masive dhe personalizimin. Individualizimi, në të vërtetë, ka të bëjë me shpërndarjen e përmbajtjes individuale tek konsumatorët (Chaffey et al. 2009). Këto instrumente, përshtatja masive dhe personalizimi, mundësojnë komunikim interaktiv marketingu mes furnizuesve dhe konsumatorëve.  Pra, komunikimi është elementi më i rëndësishëm i këtij instrumenti, kështu sa më i ndërlidhur, më elastik (fleksibil) dhe më i lehtë komunikimi është, aq më i mirë dhe më efektiv është instrumenti. Individualizimi në internet (online) është shumë elastik duke mundësuar ndër-komunikime të shumëfishta mes furnizuesve dhe konsumatorëve (Figure 1 katrori i kaltër), e që nuk është njëjtë në marketingun tradicional (Figura 1 katrori i kur).

Figure 4‑3: Personalizimi në internet dhe në marketingun tradicional (Mustafi et al., 2011).

Personalizimin në një mjedis në internet mund të bashkëveprojë edhe me instrumentet tjera siç janë sistemi i rekomandimit në internet, filtrimin ndërveprues etj. për të rritur efektivitetin dhe mundësinë për të përcaktuar një sërë objektivash dhe synimesh me strategji të njëjta. Përmes këtyre mjeteve furnizuesit tentojnë që në njërën anë të arrijnë synimet e personalizimit siç është rritja e shitjeve, kënaqja e konsumatorëve, rritja e besueshmërisë së konsumatorëve dhe si rezultat rritjen e vlerës afatgjate të konsumatorëve (Kwon et al., 2009)  dhe në anën tjetër të arrijnë synimet e përshtatjes masive siç janë zvogëlimi i kostove i kohës së shpërndarjes (Chandra & Kamrani, 2004). Arritja e këtyre synimeve rritë elasticitetin ndërveprues dhe ndërkomunikues mes konsumatorëve  dhe furnizuesve.

Përfundimisht, personalizimi nuk mund të trajtohet njëjtë si në mjedisin online ashtu edhe në atë tradicional. Në përgjithësi, mjedisi në internet specifikon mjetet, mundëson përpilimin e strategjitve të ndryshme dhe mundëson arritjen e objektivave dhe synimeve të ndryshme nga mjedisi tradicional.

Referencat
– Chaffey, D., Ellis-Chadwick, F., Mayer, R., & Johnston, K. (2009). Internet Marketing: Strategy, Implementation and Practice. (D Chaffey, Ed.) (Third Edit., p. 702). Pearson Education Limited.
– Mustafi s. Jost L., Nguyen T. (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing, FHNW
– Kwon, K., Cho, J., & Park, Y. (2009). Influences of customer preference development on the effectiveness of recommendation strategies. Seoul.
– Chandra, C., & Kamrani, A. K. (2004). Mass customization: a supply chain approach (p. 269). New York: Kluwer Academic / Plenum Publishers.

Po këto i keni lexuar?