Përgatiti: Skender Mustafi
Publikuar më: 14 Korrik 2012
Pëditësuar më: 15 Tetor 2014
Shfletuesit e internetit nuk pëlqehen vetëm për shkak të shpejtësisë së tyre të veprimit, por edhe për shkak të mundësive që përdoruesi kërkon nga ata. Unë shfrytëzoj dy shfletues interneti Firefox dhe Google Chrome. Më parë shfrytëzoja Firefox, por tani po ndjehem më mirë me Chrome, disi më duket më i shpejtë dhe më efikas. Ajo që më mba të lidhur për firefox është mundësia për të bërë diç që s’bëhet dot me Chrome. Unë po i përmendi dy elemente që akoma si ka Chrome psh [intlink id=”3249″ type=”post”]Fjalorin e gjuhës shqipe[/intlink] dhe mundësinë e instalimit të shtesave të cilat [intlink id=”2450″ type=”post”]shkarkojnë video nga Youtube[/intlink] :) këtë të fundit se besoj se Google do të lejojë të programohet. Pra, janë shtesat që e bëjnë shfletuesin më interesant se sa vetë funksionet e tij bazë, edhe pse nuk duhet harruar dhe nënçmuar funksionet e shfletuesve. Në këtë artikull kam përmbledhur shtesat që, së paku sipas meje, shfrytëzuesit e Google Chrome patjetër duhet pasur, në mënyrë që t’ia bëjnë jetën më të lehtë vetes së tyre.
- AdBlock – bllokon reklamat në faqet e ndryshme të cilat janë të publikuara bazuar në sisteme të ndryshme reklamash siç është Google Adsense e të tjera
- Bookmark Sentry – kontrollon faqet që i pëlqeni (Favorite) nëse ato akoma funksionojnë dhe nëse keni futur ndonjë nga ato më shumë se një herë në listë
- [intlink id=”7425″ type=”post”]Bookolio [/intlink]- rregullon faqen kur hapni një tab të ri
- Boomerang for Gmail™ – u ofron mundësinë që gjatë shfrytëzimit të Google Mail të mund të i shkruani postat dhe tu caktoni terminin kur ato do tu dërgohen pranuesve. Këtë mundësi GMail nuk e ka.
- Dropbox – mundëson shfletosjen e dosjeve të llogarisë suaj në DropBox pa pasur nevojë të kyçeni në faqe ose të kaloni tek dosja e dokumenteve në kompjuterin tuaj
- Google Mail Checker – kontrollon postën elektronike dhe u lajmëron nëse u kanë arritur porosi të reja.
- Lightshot (screenshot tool) – mund të bëni foto nga faqja që jeni duke shfletuar edhe atë sipas madhësisë së dëshiruar. Madje foton e bërë mund të e dërgoni drejtpërdrejtë tek posta juaj ose tek e mikut tuaj, mund të e ruani në kompjuterin tuaj apo mund të e përpunoni drejtpërdrejtë në internet dhe pastaj të e ruani në kompjuterin tuaj.
- Personal Blocklist (by Google) – ju mund të fusni në listë të gjitha faqet që nuk dëshironi tu paraqiten gjatë kërkimit në Google.
- SearchPreview – u paraqet fotëza të ballinave të faqeve të cilat u paraqiten gjatë kërkimit në Google, Yahoo, e Bing.
- Undo/Duplicate Tabs – ruan historinë e faqeve të mbyllura, pra nëse dëshironi një faqe që keni hapur gabimisht me këtë shtesë mund të e bëni pa asnjë problem. Shtesa ruan histori të mijëra faqeve të mbyllura. Kuptohet se këtë histori mund të e grisni. Gjithashtu kjo shtesë mundëson edhe kopjimin e faqeve, pra shumëfishimin e tyre në rast nevoje.
- WOT – u paralajmëron që të mos hyni në ndonjë faqe nëse ajo është e dëmshme për ju. Në këtë rast faqet mund të jenë faqe manipuluese, me virus, me përmbajtje të pa pëlqyer e të tjerë.
- Xmarks Bookmark Sync – mund të ruani faqet favorite në internet si dhe t’i sinkronizoni ato nëpër kompjuterët tuaj (nëse keni më shumë se një), me iPhone, iPad, iPod touch, Firefox, Safari, Android mobile, Windows mobile. Pra faqet favorite i keni kudo nëse këtë shtesë e keni në të gjitha mjetet tuaja elektronike.
- myMail Archive for Gmail, Mail, Drive, Office – mundëson ruajtjen e dokumenteve nga posta elektronike Gmail në bazën për ruajtjen e të dhënave Google Drive e që kjo nënkupton sinkronizimin e atyre të dhënave me kompjuterin tuaj dhe të gjitha mjetet tjera elektronike ku keni të instaluar klientin për [intlink id=”9503″ type=”post”]Google Drive[/intlink].
- Browse Faster – mundëson shfletosjen e përmbajtjes së internetit më shpejtë përmes Chrome.
- Search All – lehtëson të kërkuarit e materialeve përmes disa motorëve të kërkimit pa pasur nevojë që të bridhni nga një kërkues tek tjetri.
- Quick Note – ofron mundësinë e mbajtjes së shënimeve lehtë dhe shpejtë.
- PanicButton – fsheh të gjitha faqet e hapura në Chrome duke lënë vetëm një faqe. Pastaj pulla bëhet e gjelbër dhe shfaq numrin e faqeve të fshehura. Me të shtypur edhe një herë mbi pullë u hapen faqet e fshehura.
- Ghostery – mbron privatësinë tuaj nga përcjellës të ndryshëm në internet. Madje kjo shtesë u njofton gjatë vizitës së secilës faqe se cilët përcjellës janë bllokuar.
- FlashControl – fillimisht i mbyll të gjitha aplikacionet të punuara në flash për të shpejtuar hapjen e faqes. Pasi të keni vizituar faqen e caktuar ju mund të hapni flash përmbajtjet sipas dëshirës duke klikuar mbi ikonën e cila është simbol i përmbajtjes së bllokuar.
- Better History – edhe historia e lëvizjes në internet u është e nevojshme. Mund të ndodh që të keni shëtitur në ndonjë vend e të mos e mbani mend cili ishte, por të e mbani mend afërsisht kohën, atëherë kjo shtesë organizon historinë e lëvizjes nëpër internet në mënyrë të mrekullueshme duke u mundësuar që shpejtë dhe në mënyrë efikase të gjurmoni të kaluarën.
Suksese!