Jezui, djali i Marisë: Edhe muslimanët e duan Jezuin!

Aisha Stacey Jesus son of MaryTë krishterët shpesh flasin mbi zhvillimin e marrëdhënieve mes Krishtin dhe pranimin e tij në jetët e tyre. Ata pohojnë se Jezusi është më shumë se njeri dhe se vdiq në kryq për të liruar njerëzimin nga mëkati origjinal. Të krishterët flasin mbi Jezusin me dashuri dhe respekt dhe është e dukshme se ai mban vend të posaçëm në jetët dhe zemrat e tyre. Por çka është me muslimanët, çka mendojnë ata mbi Jezusin dhe çfarë vendi zë  Jezu Krishti në Islam?

Ndokush që nuk e njeh islamin mund të befasohet kur të kuptojë se edhe muslimanët e duan Jezuin. Muslimani nuk do të flasë mbi Jezusin pa mos e përcjellë emrin e tij me respekt me fjalët “paqja qoftë mbi të”. Në islam, Jezusi është njeri i dashur dhe me fame, i Dërguar dhe Profet i cili ka thirrur popullin e tij në adhurim të Një Zoti të Vërtetë.

Muslimanët dhe të krishterët ndajnë besime të ngjashme rreth Jezuit. Që të dy palët besojnë se Jezusi lindi nga Maria Virgjëreshë dhe që të dy palët besojnë se Jezusi ishte Profet i dërguar tek populli i Izraelit. Gjithashtu të dy palët besojnë se do të kthehet në tokë në ditët e fundit. Megjithatë këto dallojnë në një detaj madhorë. Muslimanët besojnë të bindur se Jezusi nuk është Zot, se ai nuk është djalë i Zotit dhe se ai nuk është pjesë e Trinitetit të Zotit.

Në Kur’an Zoti u foli drejtpërdrejtë të krishterëve kur Ai tha: “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.” [Kur’an 4:171]

Ashtu sikur se islami mohon kategorikisht se Jezusi është Zot po ashtu mohon idenë se njerëzimi është i lindur i njollosur me çfarëdo formë të mëkatit origjinal. Kur’ani na tregon që nuk mundet një njeri të mbartë mëkatet e tjetrit dhe se ne të gjithë jemi përgjegjës, para Zotit, për veprimet tona. “dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetrit” [Kur’an 35:18] Sidoqoftë, Zoti, në Mëshirën dhe Diturinë e pa fund të Tij nuk ka lënë njerëzimin në planet e veta. Ai ka dërguar udhëzim dhe ligje të cilat tregojnë se si të lutemi dhe jetojmë sipas komandave të Tij . Muslimanëve u kërkohet që t’i besojnë dhe duan të gjithë Profetët. Mohimi i njërit nga ata është mohim i besimit të islamit. Jezusi ishte njëri nga lista e gjatë e Profetëve, i cili thirri njerëzit që të adhuronin një Zot. Ai u dërgua posaçërisht për popullin e Izraelit, i cili në atë kohë kishte devijuar nga rruga e drejtë e Zotit. Jezusi tha: “Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuroni Atë; kjo është më rrugë e drejtë!” [Kur-an 3:50-51]

Muslimanët e duan dhe çmojnë Jezusin. Sidoqoftë, sipas Kur’anit dhe thënieve të Profetit Muhamed ne e kuptojmë atë dhe rolin e tij në jetët tona. Tre kapituj të Kur’anit paraqesin jetën e Jezuit, të nënës së tij Marisë dhe familjes së tyre, secili kapitull shfaq detaje të cilat nuk gjenden në Bibël.
Profeti Muhamed foli shumë here mbi Jezusin, një here duke përshkruar si vëlla.

“Unë jam më i afërti nga të gjithë njerëzit me djalin e Marisë dhe të gjithë profetët janë vëllezër atëror dhe nuk ka pasur profet mes meje dhe atij (pra Jezuit)” [Nga Sahihu i Buhariut]
Le të përcjellin tregimin e Jezuit sipas burimeve islame dhe të kuptojmë se si dhe sa vend të rëndësishëm zë në islam.

Mrekullia e pare
Kur’ani na njofton se Maria, vajza e Imranit, ishte e pa martuar, vajzë e dëlirë dhe besimtare e përkushtuar në adhurimin e Zotit. Një ditë gjersa ishte e veçuar, engjëlli Gabriel erdhi tek Maria dhe e njoftoi se do të ishte nëna e Jezusit. Përgjigja e sajë ishte  frikë, shok dhe druajtje. Zoti tha: “…ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!” [Kur-an 19:21]

Marisë iu konceptua Jezusi dhe kur koha erdhi që ai të lindë ajo u largua nga familja drejt Bethlehemit. Pran një trupi palme Maria lindi Jezusin.
Kur Maria kishte pushuar dhe ishte rimarr nga dhimbjet dhe frika pas lindjes në vetmi, ajo kuptoi se duhej patjetër të kthehej tek familja. Maria ishte e frikësuar dhe e merakosur pasi kapi fëmijën dhe mori në krahët e sajë. Si do t’i sqaronte ajo popullit të sajë lindjen e tij? Ajo pranoi fjalët e Zotit dhe u kthye për në Jerusalem.

“… thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!” Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet …” [Kur-an 19:26-27]

Zoti e dinte se nëse Maria do të tentonte të ofronte sqarim, populli i sajë nuk do t’i besonte. Pra, në mençurinë e Tij, Ai i tha asaj që të mos fliste. Që në momentin e pare që Maria iu afrua popullit të sajë, ata filluan të e akuzonin, por me mençuri përcolli udhëzimet e Zotit dhe refuzoi tu përgjigjej. E trembur, gruaja e matur bëri me shenjë drejt fëmijës në krahët e sajë.

Burra e gra që rrethonin Marinë e shikuan atë me mosbesim dhe kërkuan të dinin se si do të ishte e mundur t’i flisnin foshnjës në krahët e sajë. Pastaj, me lejen e Zotit, Jezusi, djali i Marisë, akoma foshnje, realizoi mrekullinë e tij të pare. Ai tha: „ Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” [Kur-an 19:30-34]

Muslimanët besojnë se Jezusi ishte rob i Zotit dhe I Dërguar tek izraelitët e kohës së tij. Ai realizoi mrekulli me dëshirë dhe leje nga Zoti. Fjalët në vijim të Profetit Muhamed qartë përmbledhin rëndësinë e Jezuit në Islam.

“Kushdo që dëshmon se nuk ka zot tjetër veç Një Zoti, pa shoqërues ose të ngjashëm dhe se Muhamedi është rob dhe I Dërguar i Tij dhe se Jezusi është rob dhe I Dërguar i tij, fjalë të cilën Zoti ia dha Marisë dhe shpirt i krijuar nga Ai dhe se Parajsa ekziston dhe se Ferri ekziston, Zoti do ta pranojë atë nga cila do tetë dyert që dëshiron të Parajsës” [Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit]

Shkroi: Aisha Stacey
Përktheu dhe përshtati
: Skender Mustafi
Ajetet janë marrë nga Kur’ani i përkthyer nga
: Sherif Ahmeti
Artikulli është marrë nga
: IslamWay.com

Po këto i keni lexuar?