sonte i lodhur jam
i lodhur jam
kunguj e dhelpra në emër të njeriut flasin
lodrat luajnë
njerëzit s’shohin as s’dëgjojnë
zërin e një shpirti që fundoset
si t’i ndihmoj
i lidhur jam me zinxhir ardhmërie
nata po mbaron
yjet më lënë
nuk është larg heshtja
nuk është larg vdekja
s’dua të iki
këtë herë jam lidhur vet
për fundin e derdhur
në një fillim të ri
i lidhur jam
në lojë me robërit e jetës
© Skender Mustafi