hell në ndërkohë

lumbardhat duke shëtitur
dëfrehen
mbi kaltërsinë e syve tu oregan
me sytë e mi
të pleksur
bashkë me shpirtin e vrenjtur
ndaj jetës së llastuar
llastore në mua

vaji i parë puthitet me tymin e zi
të duhanit ar-mik

dashuria mbetet
memorandum në vete
në mes të taketukes përplot shpuzë

në ndërkohë
lumenjtë rrjedhin
në përkushtim
të heshtjes shpirtërore

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment