Autor: Skender Mustafi Ankandet janë instrumente shumë të njohura të çmimit si në marketingun tradicional ashtu edhe në marketingun në internet. Synimi i këtyre instrumenteve është që të arrijnë çmimin shitës sa më të lartë të mundshëm. Ajo që duhet kuptuar është se ankandi si instrument i marketingut në internet dallon nga ankandi si instrument i marketingut tradicional pasi që mjetet e ankandit në internet dallojnë nga mjetet e atij tradicional.
lexo më tepërKategori: Marketing
Të kuptuarit e marketingut në internet
Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet, ndryshe i njohur si marketingu online, është akoma në zhvillim e sipër pasi që ambienti në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe ashtu siç vazhdon ky zhvillim definicione të ndryshme rreth marketingut në internet me kohë do të paraqiten. Përkundër të gjitha dallimeve, autorët pajtohen se marketingu në internet jeton dhe zhvillohet përkrah zhvillimit të teknologjisë informative. Mjetet e internetit janë kyçe dhe të pa zëvendësueshme në formimin e konceptit të marketingut në internet dhe të kuptuarit e tij. Teknologjikisht, përmirësimet e mjeteve të internetit…
lexo më tepërRaporti mes marketingut në internet dhe marketingut tradicional
Autor: Skender Mustafi “Pyetja kyçe nuk është të aplikojmë teknologjitë e Internetit – kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse dëshirojnë të qërojnë konkurrent – por si ta aplikojmë atë.” (Chaffey, Ellis-Chadwick, Mayer, & Johnston, 2009, p. xiii). Pas konsiderimit se si të aplikohen këto teknologji, pyetja tjetër e cila duhet përgjigjur është: ○ Si e konsiderojnë kompanitë marketingun në internet dhe raportin e tij ndaj marketingut tradicional? (Mustafi et al. 2011) Shumë autorë, si Allen (2006), theksojnë se marketingu në internet nuk dallon nga marketingu tradicional. Në fakt, përkrahësit e…
lexo më tepërÇka janë instrumentet e marketingut?
Autor: Skender Mustafi Instrumentet e marketingut si tek marketingu tradicional ashtu edhe tek marketingu në internet njihen si elemente të funksioneve të marketingut, shpesh të njohura si 4P, 7P etj.. Numri i instrumenteve efektiv të marketingut është shumë i madh, kështu që aktiviteti i furnizuesit është të përdorë instrumentin e përshtatshëm për të implementuar strategji të caktuar për të arritur synimet dhe objektivat e planifikuara (Mustafi et al., 2011). Me rëndësi është që të kuptohet se edhe instrumentet ashtu sikur funksionet e marketingut nuk janë të pa varur në veprim,…
lexo më tepërIndividualizimi si instrument i marketingut në internet
Autor: Skender Mustafi Individualizmi është instrument shumë i njohur i produktit i cili përfshin përshtatjen masive dhe personalizimin. Individualizimi, në të vërtetë, ka të bëjë me shpërndarjen e përmbajtjes individuale tek konsumatorët (Chaffey et al. 2009). Këto instrumente, përshtatja masive dhe personalizimi, mundësojnë komunikim interaktiv marketingu mes furnizuesve dhe konsumatorëve. Pra, komunikimi është elementi më i rëndësishëm i këtij instrumenti, kështu sa më i ndërlidhur, më elastik (fleksibil) dhe më i lehtë komunikimi është, aq më i mirë dhe më efektiv është instrumenti. Individualizimi në internet (online) është shumë elastik…
lexo më tepërLidhja e çmimeve si isntrument i marketingut në internet
Autor: Skender Mustafi Lidhja e çmimeve si instrument markrtingu është praktikë biznesi ku dy ose më shumë produkte dhe/ose shërbime ofrohen si një paket me një çmim të vetëm. Kjo strategji nxitë shitjen e produkteve ose shërbimeve duke u ndikuar nga njëri tjetri. Në praktikën e përditshme një strategji e tillë do të ishte e përshtatshme të përdorej në promovimin e artikujve të rinjë ose në nxitjen e shitjeve të artikujve jo aq të preferuar ose jo aq të njohur për konsumatorët. Shembull i lidhjes së çmimeve tek produktet tradicionale…
lexo më tepër