Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepërKategori: LETËRSI
qentë e dhelpra
Qentë gjetën një ditë një lëkurë luani të rrjepur dhe filluan të e bëjnë copë-copë. Dhelpra e pa këtë e u tha: – Sikur ky luan të ishte gjallë, do ta ndienit se kthetrat e tij janë më të forta se dhëmbët tuaj. Përrallëza flet për ata që përbuzin njerëzit e shquar, kur këta humbin lavdinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepërluanesha e dhelpra
Kur dhelpra e qortoi njëherë luaneshën që gjithmonë pjell vetëm një këlysh, ajo u përgjigj: – Një por luan. Përrallëza tregon se vlera nuk qëndron vetëm në sasi, nëse nuk ka cilësi. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepërbretkosat kërkojnë mbret
Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqësues të tyre, duke iu lutur që t’u japë një mbret. Megjithëse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoqën në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të…
lexo më tepërkoprraci
Një herë një koprrac e shndërroi tërë pasurin e tij në ar. Grumbullin e arit e mori dhe e futi në një vend në gropë – e së bashku me të shpirtin dhe mendjen. Ai çdo dit vizitonte vendin dhe shihte arin. Vizita e tij i ra në sy një punëtori i cili hapi gropën dhe mori arin. Me të shkuar koprraci herën tjetër tek vendi i caktuar, pa se ari nuk ishte më aty. Ai filloi të vajtoj vjedhjen e arit mesa kishte fuqi. Me ta parë një njeri…
lexo më tepërdelja e qethur
Një dele që u qeth pa mjeshtëri, u tha atyre që u qethën: – Në qoftë se kërkoni lesh, më qethni më shumë, por në qoftë se dëshironi mish, atëherë më vritni menjëherë dhe mos më mundoni më. Përrallëza flet mbi ata të cilët u hynë punëve që nuk i dinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepër