Maçorri dhe minjt

Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:
– I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.
Përrallëza tregon se njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij.
Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?