Marketingu

Autor: Skender Mustafi

Historiku
Konceptet e marketingut u paraqitën në vitet 1900 në kohën kur Robert Bartels në librin e tij (Bartels, 1976) identifikoi principet bazë të aktiviteteve ekonomike. Që nga ajo kohë marketingu ka kaluar shumë faza. Shkenca dhe teknologjia kanë ndikuar në konceptet, definimin dhe aktivitetet e marketingut duke e bërë marketingun më dinamik dhe më efektiv. Numri i madh i definicioneve të marketingut vë në pah se marketingu nuk është vetëm përmbledhje aktivitetesh dhe metodologjish.

Definimi
Meqë marketingu është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke u paraqitur në praktikë teknologji dhe qasje të reja, idetë dhe definicionet e marketingut kanë ndryshuar gjithashtu. Në fillim, Bartels bëri një definim të pjesërishëm (1976) duke pohuar se “marketingu është më shumë se shitje dhe reklamim.” Me kalimin e kohës, të gjitha ndryshimet dhe mjetet e përdorura për të shtytur përmirësimin e marketingut drejt perfeksionit krijuan “probleme” të reja siç është kuptimi se marketingu krijon nevoja dhe jo vlera. Megjithatë, perceptimi nuk është ligj fiks në të cilin të gjithë besojnë, ose mendim që së paku ka një nivel sinqeriteti (Jim Blythe, 2006).

Më shumë se tri dekada nga paraqitja e koncepteve të para, akoma nuk ka definicion fiks rreth marketingut. Autorë dhe institute të ndryshme vlerësojnë elemente të ndryshme të marketingut si më të rëndësishme për atë dhe dallojnë në definimin e marketingut. Kotler definon marketingun si “proces shoqërorë dhe udhëheqës nga i cili individët dhe grupet sigurojnë atë që kanë nevojë dhe që duan përmes krijimit dhe shkëmbimit të produkteve dhe vlerave me të tjerët” (Kotler, Armstrong, Saunders, & Wong, 1999).
Duke përdorur mënyrat tjera për të parë temën, Instituti i Privilegjuar i Marketingut (origjinal: Chartered Institute of Marketing (CIM)) pohon se “marketingu është proces udhëheqës i cili është përgjegjës për identifikimin, parashikimin dhe përmbushjen me profit kërkesat e konsumatorëve. Ky proces thërret për vendime udhëheqëse mbi produktin, çmimet, shpërndarjen, promocionin dhe shitjen personale dhe në disa instanca në shërbimin ndaj konsumatorëve.” (The Chartered Institute of Marketing, n d)
Bordi i Drejtorëve të Shoqatës Amerikane të Marketingut (origjinal: American Marketing Association (AMA)) ka parovuar definicionin: “Marketingu është aktivitet, komplet institucionesh dhe procesesh për krijimin, komunikimin, shpërndarjen dhe shkëmbimin e ofertave që kanë vlerë për konsumatorët, klientët, partnerët dhe shoqërinë në tërësi.” (American Marketing Association Board of Directors, 2007)

Ashtu siç pohuam më sipër, autorët përqendrohen në elemente të ndryshme në të kuptuarit e vlerës së marketingut. Kotler vë në pah nevojën dhe dëshirën, elemente që nxisin proceset shoqërore dhe udhëheqëse. Blythe (2005) nxjerr në pah se për shumicën e jo-tregtarëve termi “kam nevojë” është diçka thelbësore për të mbijetuar dhe “dëshiroj” është diçka që nuk është asgjë më shumë se një dëshirë që kalon. Termet në vetvete, sipas tij, nuk janë problematike, por duhet sqaruar më thelbësishtë. Për kundër Kotlerit, CIM ka vendosur konsumatorin dhe kërkesat e tija në qendër. Për më tepër, ata interesohen në konsumatorët nevojat e të cilëve mund të kënaqen me përfitime. AMA në anën tjetër ka koncept shtytës për të kuptuar marketingun. Në njërën anë, ata vendosin institucionet dhe proceset të cilat shtynë ofertat dhe në anën tjetër konsumatorët, klientët, partnerët dhe shoqërinë në tërësi që pranon ofertat me vlerë për ata.

Përfundim
Marketingu është fushë dinamike e cila ndikohet direkt ose indirekt nga zhvillimet teknologjike. Përderisa një botë zhvillohet edhe marketingu do të zhvillohet dhe përderisa marketingu zhvillohet asnjëherë nuk mund të ekzistojnë definicione të cilat përshkruajnë plotësisht thelbin e marketingut.

Mua s’më mbetet veç se të pajtohem me Bordenin (1964) kur thotë se marketingu mbetet para së gjithash art e jo shkencë.

Referencat
– American Marketing Association Board of Directors. (2007). Definition of Marketing. Retrieved December 12, 2010, from http://www.marketingpower.com/AboutAMA/Pages/DefinitionofMarketing.aspx, Së fundit vizituar më 20 Janar 2011.
– Bartels, R. (1976). The History of Marketing Thought. Thought A Review Of Culture And Idea (pp. 1-16). Retrieved from http://www.faculty.missouristate.edu/c/ChuckHermans/Bartels.htm.
– Blythe, J. I. M. (2005). ESSENTIALS OF MARKETING (Third edit.). Essex: Pearson Education Limited, Së fundit vizituar më 20 Janar 2011.
– Chaffey, D. (2007). E-business and e-commerce management (pp. 1-547). Prentice Hall. Retrieved from http://books.google.com/books?id=EOjG84UvrHMC, Së fundit vizituar më 20 Janar 2011.
– Jim Blythe. (2006). Principles & Practice of Marketing. (A. Chappell, Ed.) (p. 744). London: Jennifer Pegg.
– Kotler, P., Armstrong, G., Saunders, J., & Wong, V. (1999). Principles of Marketing (Second Eur.). Prentice Hall Europe.
– The Chartered Institute of Marketing. (n.d.). An Overview of Marketing. Retrieved December 12, 2010, from http://www.cim.co.uk/marketingplanningtool/intro.asp, Së fundit vizituar më 20 Janar 2011.
– Borden, N. H. (1964). The Concept of the Marketing Mix. Business. Retrieved from http://www.commerce.uct.ac.za/managementstudies/Courses/bus2010s/2007/Nicole Frey/Assignments/Borden, 1984_The concept of marketing.pdf, Së fundit vizituar më 20 Janar 2011.

Po këto i keni lexuar?