Paint.NET: vijëzimi i fotos

Përgatiti: Skender Mustafi

Ky mësim mund të shfrytëzohet për dizajnimin e një fotoje ose edhe për më shumë foto. Mësimi është i lehtë për tu realizuar dhe për tu mbajtur mend. Në fund rezultatin mund të e ruani në jpg, png ose në ndonjë format tjetër. Megjithatë atë mund të e ruani edhe në pdn, format i cili nga Paint.NET më pas mund të redaktohet, pra foton që një herë e punoni mund të ripërpunoni më vonë. (Sikur PSD në Photoshop)
Në fund të mësimit do të fitoni rezultat të njëjtë sikur fotoja e bashkangjitur në këtë mësim.

  1. Hapeni Paint.NET dhe tek shiriti i funksioneve kaloni tek “File” –> “Open” dhe hapeni foton nga disku juaj, të cilën dëshironi të e vijëzoni.
  2. Tani kaloni tek “Layers” –> “Add New Layer”. Tek dritarja e fletave mund të shihni një fletë të zbrazët. Klikoni mbi fletë që të jetë e përzgjedhur dhe të punoni me të.
  3. Formoni vijat duke kaluar tek “Effects” –“Render” –> “Gradient Bars“.  Tek dritarja ndryshoni karakteristikat sipas dëshirës. Ndryshoni Alignment = 1, Scale = 0.7, Width = 1, Spacing = 0 dhe Angle = 90 nëse dëshironi të arrini efektin e njëjtë sikur në këtë mësim. Dhe klikoni OK.
  4. Kaloni tek dritarja “Tools” dhe përzgjidhni mjetin “Magic Wand” dhe me “shkopin magjik” klikoni mbi pjesën e zezë të fotos.
  5. Pasi që keni përzgjedhur atë pjesë shtypni “Delete” në tastierë. Tani u kanë mbetur vetëm vijat dhe pjesa tjetër e zbrazët.
  6. Dyfishoni fletën duke kaluar tek “Layers” –> “Duplicate Layer
  7. Rrotullojeni fletën e krijuar së fundi duke kaluar tek “Layers” –> “FlipVertical“. Tani keni poshtë dhe sipër vija dhe foton tuaj në prapavijë.
  8. Tani lëvizeni para fletën me foton e hapur në fillim. Këtë mund të e bëni duke shtypur shenjën që tregon sipër tek dritarja për fletët, pra “Layers” që nëse nuk e keni mbyllur gjendet në anën e djathtë të ekranit.
  9. Nëse fotoja tani gjendet përball, pra vijat janë fshehur atëherë vazhdoni me hapin e 10të.
  10. Klikoni mbi fletën “layer” me foton që të punoni me të. Tani kaloni tek “Layers” –>”Layer Properties” dhe tek dritarja e hapur ndryshoni “Mode” sipas dëshirës (në këtë shembull kam zgjedhur Overlay). Varësisht nga fotoja edhe lloji i caktuar nga “mode” është më i përshtatshëm. Gjithashtu mund të ndryshoni edhe “Opacity” sipas dëshirës (në këtë shembull është 225).
  11. Nëse zvogëloni Opacity edhe më shumë atëherë mund të shtoni edhe një fletë tek “Layers” –> “Import from file” kështu që prapavija do të jetë e kombinuar pasi që të keni lëvizur fletën e fundit në prapavijë.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?