Autor: Skender Mustafi
Në mënyrë që të mund të paraqisni numrin e shkrimeve kudo që keni dëshirë në dizajnin e faqes suaj, atëherë duhet të bëni vetëm dy ndryshime. Më poshtë po paraqes dy lloje të paraqitjes, varësisht se çfarë keni ndërmend të publikoni.
paraqitja e numrit të plotë të shkrimeve
Për të paraqitur numrin e plotë të shkrimeve, hapeni dosjen ku keni të instaluar dizajnin tuaj dhe që jeni duke shfrytëzuar (Theme) dhe e gjeni skedarin functions.php. Tek ky skedar e shtoni php funksionin:
function get_all_them_posts(){
$count_posts = wp_count_posts();
$published_posts = $count_posts->publish;
return $published_posts;
}
Pastaj e hapni skedarin e dizajnit ku dëshironi të që të paraqitet rezultati dhe e shtoni funksionin:
<?php echo get_all_them_posts(); ?>
paraqitja e numrit të shkrimeve t ë nj ë lloji t ë caktuar
Tek functions.php shtoni
function count_cat_post($category) {
if(is_string($category)) {
$catID = get_cat_ID($category);
}
elseif(is_numeric($category)) {
$catID = $category;
} else {
return 0;
}
$cat = get_category($catID);
return $cat->count;
}
Tek dizajni juaj shtoni kodin:
<?php
echo count_cat_post('1'); // paraqitja e numrit të shkrimeve sipas numrit të kategorisë
echo count_cat_post('shqip'); // paraqitja e numrit të shkrimeve sipas emrit të kategorisë
?>
Suksese!