Përgatiti: Skender Mustafi
Për të përgatitur efektin e njëjtë sikur që kam arritur unë duhet përcillni dhe të kontrolloni të gjitha ndryshimet që kam bërë në Photoshop. Kuptohet që ju mund të përshtatni efektet sipas dëshirës suaj. Fotografitë tuaja mund t’i postoni në koment.
- Hapeni një dokument të ri dhe përcaktoni ngjyrën e prapavijës me ngjyrë hiri (#72706c). Më pas kaloni tek efektet e fletës (Layer –> Layer Style –> Blending Options…) dhe realizoni të gjitha veprimet e fotove më poshtë:
Pasi të keni realizuar veprimet e mësipërme prapavija do të duket si tek fotoja më poshtë
- Hapeni një fletë të re pune duke shtypur në tastaturë Shift+Ctrl+N dhe e emëroni “Hija”. Nga shiriti majtas merreni mjetin për të shkruajtur tekste (Horizontal Type Tool (T) ) dhe shkruani tekstin e dëshiruar me fontin e dëshiruar dhe madhësinë e dëshiruar. Unë kam shfrytëzuar llojin e fontit Abaddon™ Regular me madhësi 250pt. Pasi të keni shkruar tekstin kaloni tek efektet (Layer –> Layer Style –> Blending Options…) dhe realizoni veprimin si tek udhëzimet më poshtë.
Nëse e bëni ashtu si kam bërë unë, teksti juaj do të duket si më poshtë
- Dyfishoni fletën “Hija” përmes: Layer –> Duplicate Layer… dhe e emëroni “Shkëlqimi 1”. Pasi të keni dyfishuar fletën i fshini efektet të cilat i ka bartur nga origjinali përmes: Layer –> Layer Style –> Clear Layer Style. Së fundi hapeni dritaren e efekteve Layer –> Layer Style –> Blending Options… dhe i realizoni efektet si tek udhëzimet më poshtë:
Pasi të keni realizuar efektet e mësipërme teksti juaj do të duket si më poshtë
- Tani, dyfishoni fletën “Shkëlqini 1” dhe kopjen e emëroni “Shkëlqimi 2” dhe i fshini të gjitha efektet si në hapin paraprak. Pasi teksti të është pa efekte i shtoni efektet si në udhëzimet në vijim:
Pasi të keni realizuar hapat paraprak, fotoja do të duket si në vijim
- Dyfishoni fletën “Shkëlqini 2” dhe kopjen e emëroni “Shkëlqimi 3” dhe i fshini të gjitha efektet si në hapin paraprak. Pasi teksti të është pa efekte i shtoni efektet si në udhëzimet në vijim:
Pasi të keni realizuar veprimet paraprake fotoja do të duket si më poshtë
- Për ta theksuar foton më mirë, përveç fletës “Shkëlqimi 1” të gjitha fletat tjera i bëni të padukshme (si në foton më poshtë) Pastaj, e konvertoni fletën e tekstit “Shkëlqimi 1” në një objekt edhe atë duke shtypur në tastaturë Ctrl+Shift+Alt+E.
- Objektit të krijuar i zvogëloni dukshmërinë në 20%.
Pas këtij veprimi, fotoja do të duket si në vijim
- Hapeni një fletë të re pune duke shtypur në tastierë Ctrl+Shift+N dhe e emëroni “Drita 1”. Në këtë fletë të re, për t’i dhënë ca dritë tekstit mund të përzgjidhni brushën si më poshtë dhe t’i bëni me brushë pjesët e tekstit ashtu siç dëshironi. Në këtë shembull unë kam bërë me brushë pjesët e bardha të tekstit, kuptohet që edhe ngjyrën e brushës e kam përzgjedhur në këtë rast të bardhë.
Pasi të keni bërë me brushë pjesët e dëshiruara të tekstit e dyfishoni fletën “Drita 1” dhe e emëroni kopjen “Drita 2”. Tani hapeni dritaren e efekteve për fletën e punës “Drita 1” dhe i ndryshoni dukshmërinë në 20% dhe fletës së punës “Drita 2” në 40%.
Me këtë hap arrihet efekti i fundit i fotos:
Shembull i një teksti me font tjetër dhe efekte të ngjashme