Një numër i madh i instituteve të pa njohura në botën antike, njihen nga bota mesjetare islame. Si shembuj më të mirë janë: spitalet publike (që i zëvendësuan tempujt shërues dhe tempujt për fjetje)[25] dhe spitalet psikiatrike,[26] bibliotekat publike dhe bibliotekat e huazimit, diplomat akademike, observuesi astronomik si instiut hulumtues[25] (si kundërshtim ndaj vrojtimit privat që ishte rast në antikë),[27] dhe ligji i besimit (Waqf).[28][29]
Universitetet e para që nxjerrin në qarkullim diploma ishin: universiteti mjekësorë – spitalorë i mesjetës islame në Bimaristan ku diplomat mjekësore që nga shekulli XIX u jepeshin studentëve të Mjekësisë islame, të cilët ishin të kualifikuar të punonin si mjekë. Sir John Bagot Glubb shkroi:[30]
“Në kohën e Mamunëve, shkollat mjekësore ishin shumë aktive në Bagdad. Spitali i parë i lirë publik u hap në Bagdad në kohën e Kalifatit n Haroon-ar-Rashid. Sikur që sistemi zhvillohej, mjekët dhe kirurgët emëroheshin të ligjëronin në shkollat mjekësore dhe të nxjerrin në qarkullim diploma për ata, të cilët konsideroheshin të kualifikuar për të praktikuar mjekësinë. Spitali i parë në Egjipt u hap në vitin 872 dhe pastaj spitale publike u hapën në gjithë perandorinë nga Spanja dhe Magribi gjer në Persi.”
Libri i Rekordeve Botërore të Genisit njeh Universitetin Al Karaouine në Fez, Maroku si universitetin më të vjetër në botë, i themeluar në vitin 859.[31] Universiteti Al-Azhar i themeluar në Kairo, Egjpt në shekullin e X ofronte lloje të ndryshme të gradave, duke përfshirë edhe gradat post diplomike dhe shpesh llogaritet si universiteti i parë i plotë.
Një numër i madh i vetive të dallueshme të bibliotekës moderne për herë të parë u paraqitën në botën islame, ku bibliotekat nuk shërbyen vetëm për mbledhjen e dorëshkrimeve siç ishte rasti me bibliotekat antike, por gjithashtu shërbyen si biblioteka publike, si biblioteka huazimi, si qendra udhëzimi, si qendra për shpërndarjen e diturisë shkencore dhe ideve si vende për takime dhe diskutime dhe në disa raste edhe si bujtina për shkollarët ose si konvikte për nxënësit. Koncepti i katalogut të bibliotekës gjithashtu u paraqit në biblioteka mesjetare islame ku librat u organizuan në gjini dhe kategori specifike.[32]
Një veti tjetër e përbashkët gjatë Viteve të arta islame ishte numri i madh i gjenive universalë myslimanë, dijetarë të cilët kontribuuan në fusha të ndryshme të diturisë. Gjenitë e përgjithshëm myslimanë njiheshin si “Hakiim” dhe kishin dituri të gjerë në fusha të ndryshme të besimit islam dhe të mësimit jofetar, të njëjtë sikur Leonardo da Vinci, i periudhës së rilindjes evropiane. Dijetarët e tillë ishin aq të shumtë gjatë Viteve të arta islame sa që ishte e rrallë të gjesh dijetar i cili ishte i përqendruar dhe i specializuar në vetëm një fushë studimi në një kohë.[33] Ndër gjenitë universal myslimanë njihen: al-Biruni, al-Jahiz, al-Kindi, Abu Bakr Muhammad al-Razi, Ibn Sina, al-Idrisi, Ibn Bajja, Omar Khayyam, Ibn Zuhr, Ibn Tufayl, Ibn Rushd, al-Suyuti[34] Geber, al-Khwarizmi, Banū Mūsā, Abbas Ibn Firnas, al-Farabi, al-Masudi, al-Muqaddasi, Alhacen, Omar Khayyám, al-Ghazali, al-Khazini, Avempace, al-Jazari, Ibn al-Nafis, Nasīr al-Dīn al-Tūsī, Ibn al-Shatir, Ibn Khaldun, Taqi al-Din si dhe shumë të tjerë.[33]
Rishikimi shoqërorë
Përshkrimi i parë, i dokumentuar, i rishikimit shoqërorë, (ang.: peer review) është gjetur në librin Etika e fizikanit të shkruar nga Is’haq bin Ali al-Rahwi, i cili jetoi gjatë viteve 854–931 në al-Raha, Siri. Ai përshkruan procesin e rishikimit të parë shoqërorë mjekësor. Në punimin e tij, sikurse në manualët e tjerë mjekësor arab, shkruan që mjeku duhet gjithmonë të bëjë kopje të shënimeve të gjendjes shëndetësore të pacientit në çdo vizitë. Pasi që pacienti të jetë shëruar ose të ketë vdekur, shënimet janë ekzaminuar nga këshilli mjekësor lokal i mjekëve tjerë, të cilët do të rishikonin shënimet e mjekut për të vërtetuar nëse shoqja e tij/saj përmban standardet e kërkuara të kujdesit mjekësor. Nëse rishikimet e tyre janë negative, mjeku mund të ballafaqohej me hedhje në gjyq për keqtrajtim të pacientit.[35]
Referencat
25. Peter Barrett (2004), Science and Theology Since Copernicus: The Search for Understanding, p. 18, Continuum International Publishing Group, ISBN 056708969X.
26. Ibrahim B. Syed PhD, “Islamic Medicine: 1000 years ahead of its times”, ”Journal of the International Society for the History of Islamic Medicine”, 2002 (2), p. 2-9 [7-8]. – anglisht
27. Micheau Francoise, Institutet Shkencore në Lindjen e Afërt Mesjetare, f. 992-3, në Harv Morelon Rashed, 1996 f. 985-1007
28. Harv Gaudiosi, 1988
29. Harv Hudson, 2003, f.32
30. John Bagot Glubb, (cf. Quotations on Islamic Civilization – anglisht
31. ”The Guinness Book Of Records”, Published 1998, ISBN 0-5535-7895-2, P.242 – anglisht
32. Francoise Micheau, Institutet Shkencore në Lindjen e Afërt Mesjetare, f.988-991 në Harv Morelon Rashed, 1996, f. 985-1007
33. Karima Alavi, Tapestry of Travel, Center for Contemporary Arab Studies, Georgetown University. – aglisht
34. Ziauddin Sardar, Ziauddin Sardar, 1998, Shkenca në Filozofinë islame, Filozofia islame, Routledge Encyclopedia of Philosophy, muslimphilosophy.com, 3 shkurt, 2008
35. Ray Spier (2002), “The history of the peer-review process”, Trends in Biotechnology 20, faqe. 357-358 357. – anglisht
Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip