Përgatiti: Skender Mustafi
Jo gjithmonë kemi mundësi që një kompjuter të punojmë gjithnjë vetëm. Në shtëpi mund të keni një kompjuter tuajin, por kini kujdes nga fëmijët. Kjo nuk nënkupton që ju të fshihni nga ata video apo foto skedat e fëlliqura, sepse nuk duhet t’i keni assesi. Puna është që të mbroni dokumentet, punën tuaj të lodhshme që të mos ua grisin rastësisht.
Ekzistojnë dy mënyra për të realizuar një veprim të tillë: e para përmes sistemit mbrojtës që ofron vetë Windows dhe e dyta përmes programeve shtesë. [box size=”large” style=”rounded” border=”full”]Mbrojtja përmes sistemit mbrojtës nga Windows
- Nëse shftyrëzoni Windows XP atëherë kaloni tek dosja të cilë dëshironi të e mbroni, shtypni me të djathtë dhe në pjesën e poshtme të listës shtypni “Properties”. Në dritaren e hapur keni tri pjesë, tek “Sharing” në pjesë e poshtme të dritares përzgjidhni mundësinë “Make this folder private option“. Në këtë rast nëse llogaria juaj në Windows nuk ka fjalëkalim, sistemi do të kërkojë automatikisht nga ju që të vendosni një.
- Nëse shfrytëzoni Windows 7, kaloni tek dosja të cilën dëshironi të e mbroni, shtypni me të djathtë dhe në pjesë e poshtme përzgjidhni “Properties”.Tek dritarja e hapur përzgjidhni “Sharing” dhe në pjesën e mesme shtypni “Advanced Sharing“. Në dritaren e re keni mundësinë “Share this folder“. Me të përzgjedhur këtë u hapen mundësitë për veprim, kështu në pjesën e poshtme shtypni “Premissions” dhe përcaktoni të drejtën e përdoruesve për të parë dokumentet.[/box]
[box size=”larg” style=”rounded” border=”full”]Përdorimi i softuerëve për mbrojtje të dosjeve
Kjo mënyrë e mbrojtjes sipas mendimit tim është nga më të mirat sepse Windows gjithnjë ofron mundësi të kufizuara mbrojtjeje bazuar në nivelim të përdoruesve, kurse softuerët e programuar për këtë çështje ofrojnë mundësi të shumta (kuptohet varësisht nga softueri). Më poshtë do të paraqes vetëm 5 softuer për mbrojtjen e dosjeve, më shumë mund të kërkoni në Google me fjalë kërkuese si “folder protection software” dhe të ngjashme.
- My Lockbox – lejon ruajtjen e skedave në dosjen e cila është e dukshme atëherë kur softueri “My Lockbox” është në veprim. Me të mbyllur softuerin dosja fshihet. Programi kërkon vendosjen e një fjalëkalimin i cili mbron dosjen tuaja.
- Free Hide Folder – mundëson mbylljen e më shumë se një dosjeje përnjëherë. Pasi që t’i keni fshehur ato janë të pa dukshme për përdoruesit tjerë.
- Password Folder – fshehë dosjet që përzgjidhni jo vetëm për përdoruesit tjerë por edhe për vetë sistemin. Një program shumë i mirë për fshehje dhe mbyllje të dosjeve.
- Folder Protect – mbron dosjen nga hapja e pa dëshiruar si dhe bllokon grisjen e dosjes ose dokumenteve të mbrojtura nga ky softuer.
- System-Protect – mbron dosjet dhe skedat nga të tjerët si dhe u lajmëron në rast tentimesh për grisjen e tyre.[/box]