Përgatiti: Skender Mustafi
- Është religjioni që i zmbraps të varfrit të mos i vrasin të pasurit.
- E pamundur është fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve.
- Asnjëherë mos e ndërpre armikun kur është duke gabuar.
- Fotoja vlen sa njëmijë fjalë.
- Aftësia nuk është asgjë pa mundësi.
- Ambicia e madhe është pasion i karakterit të madh.
- Gratë nuk janë asgjë veç se makina për të prodhuar fëmijë.
- Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i humbur dhe i pa lavdishëm është të vdesësh çdo ditë.
- Udhëheqësi është tregtar në shpresë.
- Historia është një grumbull gënjeshtrash mbi të cilat ka pajtim.
- Njeriu do të luftojë më fort për interesat e tij se sa për të drejtat e tija.
- Në politikë budallallëku nuk është e metë.
- Burri i vërtetë nuk urren askënd.
- Guximi është sikur dashuria; patjetër duhet pasur shpresë për tu ushqyer.
- Imagjinata udhëheq botën.
- Unë jam ndonjëherë dhelpër e ndonjëherë luan. E tërë fshehtësia e udhëheqjes është në të diturit kur të jesh njëri e kur tjetri.
- Njerëzit për tu frikuar nuk janë ata që nuk pajtohen me ju, por ata të cilët nuk pajtohen dhe janë shumë frikacakë për t’u bërë me dije.
- Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm në botë, premto gjithçka mos ofro asgjë.
- Ushtari do të luftojë gjatë dhe fortë për një cope shiriti të ngjyrosur.
- Nëse dëshiron diç të jetë bërë mire, bëje vetë.
- Njerëzit lëvizen vetëm nga dy leva: frika dhe interesi personal.
- Mënyra më e mire për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh.
- Nuk duhet të luftosh shumë shpesh me një armik, ose do t’ia mësoni tërë artin tuaj të luftës.
- Ilaçi më i mire i trupit është mendja e qetë.
- Ushtria marshon mbi stomakun e vetë.
- Revolucioni është një ide e cila i ka gjetur bajonetat e saja.
- Në mesin e këtyre të cilët nuk e pëlqejnë shtypjen janë shumë që pëlqejnë të shtypin.
- Historia është version i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të pajtohen.
- Ushtarët në përgjithësi fitojnë betejat, gjeneralët marrin meritat për ata.
- Mënyra më e sigurt për të mbetur i varfër është të jesh njeri i sinqertë.
- Është vetëm një lloj hajni të cilin ligji nuk e gjuan, dhe që vjedh çka është më me vlerë për njeriun: koha.
- Fjala e pamundur nuk është në fjalorin tim.
- Nuk ka diç të tillë si aksidenti, është fati i ashtuquajtur.
- Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë, shpata dhe shpirti. Në kohë të gjatë shpata gjithmonë do të mundet nga shpirti.
- Hidhi brengat kur i hedh rrobat natën.
- Ai i cili frikohet të jetë i pushtua është i sigurt në dështim.
- Revolucioni as nuk mund të bëhet e as të ndërpritet.
- Froni është vetëm një ulëse e mbuluar me kadife.
- Urtësia e vërtetë është vendosmëria e admirueshme
- Asgjë nuk është më rend, dhe për atë më e çmuar, se sa të jesh në gjendje të vendosësh.
- Fitorja u takon më këmbëngulësve.
- Kërkohet më shumë guxim për të vuajtur se për të vdekur.
- Merr kohë për të paramenduar, por të ketë arritur koha për veprim, ndalo së menduari dhe zhytu.
- Njeri i forte është ai i cili është në gjendje me dëshirën e tij të ndërpresë komunikimin mes ndjenjave dhe mendjes.
- Fama fluturon, por errësira është përgjithmonë.
- Ai i cili di si të lajkatoj gjithashtu di si të shpifë.
- Franca ka më shumë nevojë për mua se sa që kam unë për Francën.
- Tanimë nuk mund të bindem; E kam shijuar komandimin, dhe nuk mund të heq dorë.
- Uji, ajri dhe pastërtia janë artikujt kryesorë në farmacinë time.
- Pasuria nuk përmbahet në posedimin e thesarit, por në vyeshmërinë e bërë nga ajo.
- Fushëbeteja është një skenë kaosi. Fitues do të jetë ai i cili kontrollon këtë kaos, si në anën e tij ashtu edhe në të armikut.
- Të bësh gjithë atë që njeriu mund të bëjë, është të jesh njeri; të bësh gjithë atë që njeriu dëshiron të bëjë, është të jesh Zot.
- Është shkaku dhe jo vdekja që e bën martirin.
- Skepticizmi është virtyt në histori si dhe në filozofi.
- Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurme se dhjetëmijë që nuk flasin.
- Kam vetëm një këshillë për ju – bëhuni zotëri.
- Armata është fama e shtetit tonë.
- Anglia është komb dyqanxhinjë.
- Le të jetë rruga e hapur për talentet.
- Meshkujt marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre – asnjëherë mundësitë e tyre.
- Lufta është puna e barbarëve.
- Respekto barrën.
- Raca njerëzore udhëhiqet nga imigrimi i saj.
- Kushtetuta duhet të është e shkurtër dhe e turbullt.
- Opinioni publik është një termometër të cilin një monark vazhdimisht duhet konsultuar.
- Barërat janë të përshtatshme vetëm për pleqtë.
- Është vetëm një hap nga madhështori tek qesharaku.
- Me guxim njeriu mund të marrë përsipër çdo gjë, por jo të bëj çdo gjë.
- I kam bërë të gjithë gjeneralët e mi nga balta.
- Francezët ankohen për gjithçka, dhe gjithmonë.
- Historia është shkruar nga shkrimtarët
- Nuk arsyetohesh me intelektualët, i vret ata.
- Gruaja duke qeshur, është grua e pushtuar.
- Guximi nuk është të kesh fuqi për të vazhduar – është të vazhdosh kur nuk ke fuqi
- Më ma tregoni një familje lexuesish, dhe do tua tregoj njerëzit që lëvizin botën.
- Fitoret e vetme që nuk lënë pas keqardhje janë ato të arritura mbi injorancën.
- Janë vetëm dy fuqi në botë, shpata dhe mendja. Në afat të gjatë shpata gjithmonë mposhtet nga mendja.
- Asnjëherë mos i thuaj armikut se është duke e e bërë gjënë e gabuar.
- E vetmja fitore mbi dashurinë është përleshja.
- Dora që jep është mes dorës që merr. Paratë nuk kanë atdhe, financierët janë pa patriotizëm dhe njerëzi, synimi i tyre kryesorë është fitimi.
- Rreziku më i madh paraqitet në momentin e fitores.
- Arsyeja përse shumica e njerëzve dështojnë në vend të suksesit është se ata këmbejnë atë që e duan më së shumti me atë që e duan për momentin.
- Një skicë e mire është më e mire se një fjalim i gjatë.
- Ka kënaqësi në rrezik.
- Fute dorën e çeliktë në dorezën e kadifes.
- Pashë kurorën e Francës duke qëndruar në tokë, pra e mora më shpatën time.
- Filloj duke besuar më të keqen.
- Ndoshta kam humbur betejën, por jo luftën.
- Më jepni mjaftë medaljone dhe do të fitoj për ju çdo luftë.
- Le të ketë Franca nëna të mira, dhe ajo do të ketë djem të mirë.
- Nuk duhet të ketë Alpe.
- Shumëllojshmëria bëri revolucionin. Liria ishte vetëm pretekst.
- Suksesi është folësi më bindës në botë.
- Asgjë nuk është e humbur përderisa mbetet guximi.
- Nuk i qeverisë njerëzit që nuk kanë religjion, i vret ata.
- Çka është qeveria? Asgjë, përveç nëse mbështetet nga opinioni.
- Titujt dhe dekorimet janë të patjetërsueshme për ti joshur njerëzit.
- Janë aq shumë ligje sa që askush nuk është i sigurt nga varja.
- Gjenerali duhet të jetë sharlatan.
- Për ta kuptuar njeriun duhet të dish çfarë ndodhte në botë kur ishte njëzet vjeç.
- Ligjet e rrethanave shfuqizohen nga rrethanat e reja.
- Gratë thirrin.
- Morali nuk ka asgjë të bëjë me një njeri siç jam unë.
- Nuk ka vend në kokën e fanatikut ku mund të hyjë arsyeja.
- Njeriu i cili është në gjendje të thotë çdo gjë bëhet në gjendje të bëjë çdo gjë.
- Fati i së ardhmes së fëmijëve është gjithmonë puna e nënës.
- Arti i qeverisjes nuk është të më lë të bëhem bajat.
- Instruksionet publike duhet të jenë objekti i parë i qeverisë.
- Madhështia nuk është asgjë përderisa nuk zgjatë.
- Burrat udhëhiqen nga xhingërrima.
- Një urdhër i cili mund të keqkuptohet do të keqkuptohet.
- Gjenerali më i madh është ai i cili bën më pak gabime.
- Nuk ka klasë të njerëzve aq të rëndë për tu udhëhequr në shtet, se ajo e atyre qëllimet e të cilëve janë të sinqerta, por ndërgjegjja e të cilëve është e magjepsur.
- Okupimi është kosë e kohës.
- Ai që shpëton shtetin e tij nuk thyen asnjë ligj.
- Në politikë, absurditeti nuk është mangësi.
- Fshehtësitë udhëtojnë shpejt në Paris.
- Luftërat fitohen në dimër.
- Nuk ka regjimente të këqija; ka vetëm kolonelë të këqij.
- Një armatë luanësh komanduar nga një dre asnjëherë nuk do të jetë një armatë luanësh.
- I bazoj llogaritjet në pritjet se fati do të jetë kundër meje.
- Nuk mjafton të jepen urdhra, atyre duhet tu nënshtrohen.
- Morali ndaj trupores është si tre ndaj një.
- Fshehtësia e luftës qëndron në komunikimet.
- Më mirë është të kesh një armik të njohur se një aleancë të fortë.
- Për të pasur ushtarë të mirë, kombi gjithmonë duhet të është në luftë.
- Dy armata janë dy trupa të cilët takohen dhe tentojnë të frikojnë njëri-tjetrin.
- Jeta njerëzore është e vetmja gjë që kujdeset për veten.
- Ai i cili bën luftë pa shumë gabime nuk ka bërë luftë një kohë të gjatë.
- Një gjeneral i keq vlen sa dy të mirë.