Zvogëlimi i madhësisë së PDF dokumenteve

Përgatiti: Skender Mustafi

Shumica e postave elektronike si dhe format e aplikimit për punë në internet nuk pranojnë dokument për ngarkim më të madh se 2.5 mb. PDF dokumentet shpesh, për shkak të përmbajtjes së fotove, kalojnë këtë madhësi. Ekzistojnë disa mundësi për të realizuar zvogëlimin madhësinë e PDF dokumenteve gjatë realizimit të aktiviteteve të ndryshme. Më poshtë po paraqes disa nga ato.

  1. Nëse dëshironi të konvertoni Word dokument në PDF atëherë mund të e bëni duke e ruajtur atë në PDF (pra duke kaluar tek File –> Save As –> PDF or XPS, ky veprim është i integruar tek MS Office 2007 dhe versionet më të reja).
  2. Nëse dokumenti ka madhësi të “pa pranueshme” atëherë shkarkoni Primo PDF (konvertues i Word dokumenteve në PDF)
  3. Nëse dokumenti akoma ka madhësi “të pa pranueshme” atëherë shkarkoni [Download not found] (ka madhësi vetëm 288kb) i cili ngjesh dokumentin tuaj.
  4. Nëse jeni duke “skanuar” ndonjë dokument, atëherë përzgjidhni mundësinë e cila duan dokumentin si PDF me mundësi për kërkim në të (anglish: PDF Searchable document) meqë në llojet tjera dokumentet skanohen si foto dhe e bënë skedën më të madhe.

Shkarkon: [Download not found]

Suksese!

Po këto i keni lexuar?