Përgatiti, përktheu & përshtati: Skender Mustafi
Benjamin Franklin (17 Janar, 1706 – 17 Prill, 1790) ishte zbulues, zhurnalistë, botues, diplomat dhe politikan amerikan.
- Investimi në dituri paguan interesin më të mirë.
- Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë.
- Fshatari mes dy avokatëve është sikur peshku mes dy macesh.
- Një perandori e madhe, si një torte e madhe, më së lehti dobësohet qosheve.
- Shtëpia nuk është vendbanim përveç nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.
- Një kokëtrashë i edukuar është një kokëtrashë më i madh se sa një injorant.
- Jeta e një përtaci dhe një jetë përtacie janë dy gjëra. Do të ketë mjaftë gjumë në varr.
- Një njeri i mbyllur në vete formon një pako shumë të vogël.
- Një lek i kursyer është një lek i fituar.
- Një vend për gjithçka, gjithçka në vend të vetë.
- Admirimi është djali i (origjinal: vajza e) injorancës.
- I gjithë njerëzimi ndahet në tri klasa: të pa lëvizshmit, të lëvizshmit, ata që lëvizin.
- Të gjitha luftërat janë budallallëk, shumë të shtrenjta dhe shumë djallëzore.
- Zemërimi asnjëherë nuk është pa arsye, por rrallë me një të mirë.
- Duartrokitjet presin suksesin.
- Në moshën njëzet vjeçare mbretëron vullneti; në moshën tridhjetëvjeçare, zgjuarsia; dhe në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, gjykimi.
- Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.
- Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
- Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.
- Bëhu i vëmendshëm ndaj shpenzimeve të vogla. Plasaritja e vogël e fundos anijen.
- Ki kujdes nga punë qejfi që ha.
- Duke dështuar së përgatituri, je duke u përgatitur të dështosh.
- Kënaqësia e bën njeriun e varfër të pasur; pakënaqësia e bën njeriun e pasur të varfër.
- Kredituesit mbajnë mend më mirë se debituesit.
- Zelli është nëna e fatit të mirë.
- Dyshimi dhe kujdesi janë prindërit e sigurisë.
- U bëj mirë shokëve që t’i mbash, armiqve që t’i fitosh.
- Mos iu friko gabimeve. Do ta njohësh humbjen. Vazhdo të përparosh.
- Ose shkruaj diç me vlerë për tu lexuar, ose bëj diç me vlerë për tu shkruar.
- Vullneti dhe këmbëngulja mposhtin të gjitha gjërat.
- Madje dhe paqja mund të blihet me çmim shumë të lartë.
- Lodhja është jastëku më i mirë.
- Lojërat vajosin trupin dhe mendjen.
- Gjeniu pa edukim është sikur argjendi në minierë.
- Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.
- Mysafirët, si peshqit, fillon tu vije era pas tri ditësh.
- Gjysmë e vërteta shpesh është një gënjeshtër e madhe.
- Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.
- Ai nuk posedon pasuri, ajo posedon atë.
- Ai i cili mund të durojë mund të posedojë gjithçka.
- Ai i cili faqos veten është më i mençur se ai i cili faqos një libër.
- Ai i cili i ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik të i huazohen që të dyja.
- Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.
- Ai i cili është i mendimit se paraja mund të bëj gjithçka mund të dyshohet që bën gjithçka për para.
- Ai i cili jeton nga shpresa do të vdesë nga uria.
- Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejtë gjithë ditën.
- Ai i cili fletë shumë, gabon shumë.
- Ai i cili pret nga fati, asnjëherë nuk është i sigurt për darkën.
- Ai i cili nuk do të jetë i këshilluar nuk mund të ndihmohet.
- Ai i cili është i siguruar nuk është në siguri.
- Ai i cili dashurohet në veten e tij nuk do të ketë asnjë rival.
- Dëgjo arsyen, ose ajo do të të bëj të e ndjesh.
- Mos i fsheh talentet. Ato janë bërë për përdorim. Çfarë është një orë diellore nën hije?
- Sinqeriteti është politika më e mirë.
- Unë nuk rashë nga testi, unë vetëm gjeta 100 mënyra të e bëj gabim.
- Mendoj se nuk më pengon se jam plak, se sa të jem plak dhe trashaman dhe i vjetër.
- Pash disa që vdiqën nga uria; nga të ngrënit, njëqindmijë.
- Ngrihem çdo mëngjes ora nëntë dhe marr gazetën e mëngjesit. Shoh tek faqja e homazheve. Nëse emri im nuk është në të, ngrihem.
- Nëse njeriu do të mund të kishte gjysmën e dëshirave të tij, do t’i dyfishonte problemet.
- Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.
- Nëse nuk rrimë bashkë, patjetër duhet të rrimë të ndarë.
- Nëse dëshiron shumë gjëra, shumë gjëra do të duken pakë.
- Nëse dëshiron të jesh i dashur, duaj dhe bëhu i dashur.
- Nëse nuk dëshiron të harrohesh së shpejti pasi të kesh vdekur, ose shkruaj diç me vlerë për tu lexuar ose bëj diç me vlerë për tu shkruar.
- Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe tatimeve.
- Industria nuk ka nevojë për dëshira.
- Njeriu punëtor është njeriu i lumtur. Njeriu përtac është njeriu i mjerë.
- Duhen shumë vepra të mira për të bërë famë dhe vetëm një e keqe për ta humbur atë.
- Mbaji sytë tërësisht të hapur para martese, gjysma të hapur më pas.
- Tragjedia e jetës është se plakemi shpejtë dhe të mençur shumë vonë.
- Koha e humbur nuk është gjetur asnjëherë përsëri.
- Shumë njerëz mendojnë se po blejnë kënaqësinë, kur ata vërtetë i shesin veten asaj.
- Shumë dhelpra rriten gri, por vetëm disa rriten mirë.
- Shumë njerëz vdesin 25 vjeç dhe nuk varrosen deri t’i bëjnë 75.
- Martesa është gjendja më natyrore e njeriut, dhe… gjendja në të cilën do të gjeni kënaqësi të plotë.
- E imja është më e mirë se e jotja.
- Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, nuk ka asgjë në natyrën e saj që prodhon lumturi. Sa më shumë njeri ka aq më shumë dëshiron.
- Asnjëherë mos ngatërro lëvizjen me veprimin.
- Asnjëherë mos e le për nesër atë që mund të e bësh sot.
- Asnjë komb nuk është shkatërruar ndonjëherë nga tregtia.
- Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.
- Një sot është më me vlerë se dy nesër.
- Nevojat tona asnjëherë nuk përputhen me dëshirat tona.
- Më mirë shko në gjumë pa darkë se sa të ngrihesh me dyshime.
- Rebelimi ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit.
- Mbaje mend se krediti është para.
- I quajmë kursime sepse kanë kuptim të ndryshëm për ne.
- Qeshet për gjithçka që thua. Pse? Sepse ka dhëmbë të mirë.
- Meqë nuk je i sigurt për një minutë, mos e hedh poshtë një orë.
- Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që i di, për të gjithë.
- Më trego dhe harroj. Më mëso dhe e mbaj mend. Më përfshijë dhe mësoj.
- Ata që mungojnë asnjëherë nuk janë pa faj, as të pranishmit pa arsye.
- Dyer e mençurisë asnjëherë nuk janë të mbyllura.
- Syri i mjeshtrit do të bëj më shumë punë se sa të dy duart e tij.
- Gabimi i parë në biznesin shoqërorë është hyrja në të.
- Përdorimi i parasë është e vetmja përparësi e të pasurit atë.
- Janë tre shokë të besueshëm – një grua e vjetër, një qen i vjetur, dhe paraja e gatshme.
- Janë tri gjëra shumë të forta: hekuri, diamanti, dhe njohja e vetes.
- Nuk ka pasur asnjëherë luftë të mirë ose paqe të keqe.
- Kurrë nuk ishte një njeri me të vërtetë i madh e që nuk ishte në të njëjtën kohë me të vërtetë i virtytshëm.