Përgatiti: Skender Mustafi
Më poshtë janë të përmbledhur softuerët më të pëlqyer në internet të cilët konvertojnë dokumentet në PDF, mundësojnë realizimin e PDF dokumenteve, si dhe përpunimin e PDF e tyre.
- PDFArchitect – mundëson bashkimin e PDF dokumenteve në një dokument të vetëm, shkëputjen e faqeve të ndonjë dokumenti të caktuar si dhe bashkimin e materialeve të përpunuara në një dokument të vetëm duke i radhitur sipas dëshirës.
- PDFsam – ngjashëm sikur PDFArchitect, mundëson bashkimin dhe ndarjen e PDF dokumenteve duke mundësuar njëkohësisht parapamjen e tyre.
- PDFill – mundëson që në mënyrë elegante të mund të realizohen disa veprime mbi PDF dokumentet, si bashkimi i tyre, ndarjen e PDF dokumenteve në më shumë dokumente, konvertimet PDF në foto dhe anasjelltas si dhe shumë veprime tjera.
- PDFTK Builder – gjithashtu mundëson realizimin e veprimeve të ndryshme, por për dallim nga PDFill mundëson bashkimin dhe radhitjen shumë më të lehtë të pjesëve të PDF dokumenteve.
- Oracle PDF Import Extension – mundëson përpilimin e PDF dokumenteve të përziera me LibreOffice Writer dhe OpenOffice Writer. Ky lloj i PDF dokumentit mund të hapet me një softuer që hap PDF dokumentet, por gjithashtu mund edhe të përpunohet mëtej përmes LibreOffice ose OpenOffice Writer sepse dokumenti i tillë përmban në vete llojin odf të skedës.
- Some PDF to TXT Converter – mundëson konvertimin e PDF dokumenteve në tekste të thjeshta të cilat mund të hapen përmes softuerëve për leximin e teksteve siç është Notepad, Notepad++ e të tjerë.
- FreeOCR.net – është softuer për skanim dhe njohjen OCR (Optical Character Recognition që në shqip do të thotë Njohje e Karaktereve Optike) duke mundësuar nxjerrjen e tekstit nga dokumentet e skanuara në PDF. Ky veprim mund të realizohet edhe për dokumentet e konvertuara në PDF e të cilat në vete përmbajnë tekste të skanuara në foto. Softuerë tjerë për konvertimin e PDF dokumenteve mund të gjeni edhe në burime tjera, siç janë PDF-to-Word Converter dhe PDF-to-Excel Converter nga Nitro PDF.
- 7-PDF Maker – mundëson konvertimin e shumë llojeve të ndryshme të formateve të dokumenteve në PDF.
- Some PDF Images Extract– mundëson tërheqjen e fotografive e diagrameve të ndryshme nga PDF dokumentet e ndryshme duke mundësuar ruajtjen e tyre në JPG, PNG e TFF.
- DiffPDF – mundëson krahasimin e dy PDF dokumenteve. Është softuer me kod të hapur dhe portabël (dmth mund të e hidhni në një memoristik dhe të e keni me vete pa pasur nevojë për të instaluar)
- PDFCrak vepron në Linux dhe DOS (versionin për DOS mund të e shkarkoni këtu), mundëson rikthimin e fjalëkalimit të humbur të PDF dokumenteve tuaja.
- PDFedit – mundëson redaktimin e plotë të PDF dokumenteve. Softueri është me GUI interface. Softueri për momentin është në versionin Beta dhe është i rëndë për shfrytëzim për përdoruesit mesatarë të kompjuterit.
- doPDF – softuer i thjeshtë, i shpejtë dhe plotësues i nevojave bazë të përpunimit të PDF dokumenteve.