Univerziteti i Evropes Juglindore
Shkup
Fakulteti i Administratës Publike
Lënda: Sociologjia Politike
Tema : ”Antiglobalizimi”
Punoi : Isa Avdullai
Mentor : Ali Pajaziti
Hyrje
Para se të filloj që të shkruaj për Antiglobalizimin, do të kisha dashur që të shfrytëzoj dhe në pika të shkurta të shkruaj disa fjalë për globalizimin si nocion, që në vazhdim të kemi pasqyrë të qartë se kundër (anti) çkahit në të vërtet janë antiglobalistat.
Globalizimi është term kuptimi i të cilit nuk është i qartë aq sa duhet, prandaj edhe ekzistojnë dallime të mëdha mes autorëve reth përkufizimit të tij.
Disa Globalizimin e shohin si një process i cili çon drejt bashkimit të njerëzve, shteteve dhe kulturave të ndryshme, si një proces i cili synon ta shëndrojë botën në një “ fshat global “, fshat të vogël ku të gjithë do të jetonin në marëdhënie shumë të mira ndërshtetërore.
Nëqoftëse do të kishte ekzistuar një kuptim i vetëm për globalizimin, atëherë ai do të ishte “integrim në nivel botëror”.
Autorët tjerë, globalizimin e shohin si proces që mundëson lidhjen e njerëzve nga mbarë bota dhe krijimin e përfitimeve për të gjithë, ndërsa disa të tjerë që janë më tepër antiglobalizimit, atë e shohin si process që individëve dhe shteteve të pasura ju mundëson që të pasurohen edhe më tepër në kurizin e të varfërve.
Pra, që të kemi fitues gjdoherë duhet të ketë edhe humbës. Pjesa e dytë, e humbësve ne suaza të globalizimit gjdoher është më e madhe dhe ndoshta mu prej këtu edhe lindin kritikat negative në adresë të globalizimit, kritikë kjo që në literatua të ndryshme do ta hasim si “antiglobalizim” apo ndokund edhe si “lëvizje antiglobaliste”.
Në pjesën e parë të këtij punimi, do bëhet një paraqitje teorike e dukurisë së Antiglobalizimit apo Lëvizjeve antiglobaliste si nocion, që po mundohen t’i qëndrojnë përballë procesit të globalizimit, kurse në vazhdim do të përqëndrohemi dhe shtjellojmë mënyrën e organizimit dhe veprimit të tyre si dhe aspektet e ndryshme ku edhe është më i zëshëm antiglobalizimi si proces.
Shkarko punimin në PDF format, nyjen e gjeni sipër….