Paint.NET: Nxjerrja e një figure jasht fotos

0

Përgatiti: Skender Mustafi

1. Hapeni Paint.NET dhe në të një fletë 800px x 600px me prapavijë të tejdukshme. Nëse prapavijën e keni të bardhë atëherë tek mjetet përzgjidhni shkopin magjik Magic Wand dhe klikoni kudo në fletë pastaj në tastierë shtypni Delete.

2. Tani hidheni në fletë foton që dëshironi të e punoni dhe dyfishoni fletën e punës përmes pullave Ctrl + Shift + D në tastierë ose tek Paint.NET tek shiriti i punës Layers –> Duplicate Layer. Pasi të keni bërë dy fleta pune atëherë e fshihni atë sipër dhe klikoni mbi të dytën për të punuar (shih foton poshtë).

Paint.Net Shaqiri 1

3. Tani përzgjidhni mjetin Rectangle Select tek shiriti i punës dhe përzgjidhni pjesën të cilën dëshironi të e nxirrni jashtë kornizave dhe shtypni Delete në tastierë për të grisur atë.  Pasi të keni grisur pjesën që dëshironi të mbetet jashtë kornizave bëni të duket fotoja sipër.

4. Tani shtypni F4 në tastierë dhe tek dritarja e hapur ndryshoni Opacity 150. Deri më tani do të dukej fotoja si më poshtë.

Paint.Net Shaqiri 2

5. Tani përzgjidhni mjetin Lasso Select tek shiriti i punës dhe me këtë mjet përfshini tërë figurën që dëshironi të mbetet jashtë kornizave (këtë e keni grisur tek fleta e parë e punës). Në shembullin që jam duke bërë unë po përfshijë futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri. Për të realizuar veprimin më me saktësi zmadhoni fletën e punës. Që të mund të përfshini tërë figurën atëherë punoni me mi dhe me pullën Ctrl në tastierë. (pasi të keni realizuar këtë veprim, si më poshtë duket fotoja)

Paint.Net Shaqiri 3

6. Tani rrotulloni përfshirjen ashtu që gjithçka është përfshirë kurse figura jo. Këtë mund të e realizoni përmes komandës Edit –> Invert selection ose përmes pullave Ctrl + i në tastierë. Tani griseni atë që është përfshirë përmes pullës Delete në tastierë. (rezultati juaj duhet të është sikur më poshtë).

Paint.Net Shaqiri 4

7. Tani shtypeni F4 dhe ktheni Opacity 255.

8. Tani mund të i vendosni kornizë psh duke hapur edhe një fletë pune (Layer) dhe pastaj përmes rectangle select e bëni një katrorë më të madh se fotoja e mbetur nga origjinali dhe pastaj e mbushni me ngjyrë të bardhë kështu që anash mbetet korniza e bardhë.

Paint.Net Shaqiri final

x. Ju mund të realizoni disa foto dhe ti kmobinoni ato në një foto të vetme ose prapavijës së tejdukshme që ka mbetur të i vendosni ndonjë fotot tjetër si kombinim si më poshtë në një shembull tjetër që kam realizuar.

kali

 

SUKSESE!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFormat e shtrirjes së Kompjuterizimit në Re
Artikulli tjetërPoezi për Kosovën
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *