Punimi i qilimave
Shtrojat e dyshemeve e më vonë qilimat janë pjesë të pandashme të vendbanimeve dhe faltoreve të myslimanëve që nga koha e ardhjes së Islamit. Kjo nevojë aq e madhe e shtrojave vije si rezultat i respektimit të urdhrit të All-llahut në shumë ajete në Kur’an[36][37] si dhe respektimit të urdhrave të Muhammedit[38], të dërguarit të fundit në Islam, i cili urdhëron për plotësimin e shumë formave të pastërtisë duke filluar që nga pastrimi nga thonjtë e gjer tek pastrimi i përgjithshëm.
Islami ngriti në atë nivel pastërtinë saqë vendet e pa pastra i bëri të ndaluara për myslimanët, faltoret i bëri të ndaluara për të pa pastërtit si dhe myslimanët i urdhëroi që të pastrohen, për të arritur pastërtinë shpirtërore.
Për të plotësuar këto kushte myslimanët bënë pjesë të jetës dhe pastërtisë së tyre shtrojat e dyshemeve, qilimat. Shtrojat e punuara nga myslimanët ose nga të tjerët për myslimanët nuk ishin vetëm shtroje sa për t’i ikur pa pastërtisë, por punimi i tyre u bë pjesë në vete e artit Islam.
Për shkak të arritjeve artistike në artin e punimit të qilimave, qilimat nga shumë studiues perëndimor u quajtën “qilim origjinal”.
Arti i punimit të qilimave Islam daton mes viteve 531 – 579 në Persi dhe Turqi. [39] Mendohet se punimi i qilimave ka zgjatur më shumë në Turqi se sa në Persi pas gjatë vizitës së tij në Turqi, Anadolli i atëhershëm, në vitin 1271, Marco Polo i përshkruan qilimat e punuar me forma gjeometrike si më të bukurit në botë.[39]
Shitja e qilimave “origjinalë”, të punuar me dorë, në Itali filloi në shekullin e XIV pasi që tregtarët venedikas i blenë për herë të parë ato në Persi.[40] Në Evropën perëndimore u bënë të përkuar në shekullin XVII e XVIII[39] dhe që nga ajo kohë këta qilima janë art në vete në tregun botërorë, këtë dëshmon arritja e kualitetit të lartë në prodhim dhe rritja e çmimeve të jashtëzakonshme në ankandet botërore.
Qeramika
Një ndër degët më të zhvilluara dhe më të përsosura të artit Islam është qeramika e lustruar, në këtë sferë artistët kanë arritur shkallë të lartë të kreativitetit dhe inovacionit. Prodhimet qeramike dhe të porcelanit nuk ishin shumë të popullarizuara dhe të rëndësishme në kohën para islame pasi që artistë e asaj kohe prodhimet e veta më shumë i bënin nga ari dhe argjendi, ky lloj arti mori hov pas shtrirjes së Islamit në tokat arabe. [41]
Prodhimet e qeramikës së lustruar në artin Islam ishin dominuese plot dhjetë shekuj, që nga shekulli VIII e gjer në shekullin e XVIII.[42] Qeramika e lustruar ishte një nga teknologjitë më të hershme e prodhuar nga prodhuesit myslimanë. Qeramikat e para të lustruara u prodhuan rreth shekullit VIII në Basra, ato ishin të lustruara me ngjyrë të kaltër. Një kontribut tjetër i myslimanëve në këtë sferë është realizimi i produkteve nga gresi që nga shekulli i IX në Irak[43] Fabrika e parë për realizimin e produkteve nga qelqi dhe qeramika u ndërtua në Ar-Raqqah, Siri, në shekullin e VIII.[44] Në tokat myslimane të asaj kohe kishte edhe komplekse tjera prodhimi siç ishin ajo në Fustat që funksionoi që nga viti 975 gjer në vitin 1075, ajo në Damask nga viti 1100 gjer rreth vitit 1600 dhe ajo në Tabrik që funksionoi që nga viti 1470 e gjer në vitin 1550.[45]
Qeramika ose porcelani i përzier me metal i cili i jep efekte ylbertësie prodhmeve u zbulua në Irak nga kimisti arab Xhabir ibn Hayyan (Geberi) në shekullin e VIII, gjatë kohës së kalifatit Abbasid.[46][47] Zbulim tjetër ishte albarello, prodhim qeramike ose porcelani që shfrytëzohej në barnatore për të ruajtur barërat e thara. Zhvillimi i këtij lloji të farmacisë u bë në Lindjen e Mesme Islame e që në Evropë për herë të parë u soll në Florence, Itali nga tregtarët Hispano-Moresque në shekullin e XV.
Stili i sjelltë nga tregtarët Hispano-Moresque u shfaq në Andaluz në shekullin e VIII nën udhëheqje të Fitimidëve. Ky ishte stil i qeramikës Islame që u krijua në Spanjën Islame, pasi që Murët kishin paraqitur dy teknika të prodhimit të qeramikës në Evropë.[48]
Prodhimet e qeramikës dhe porcelanit të ilustruar me motive Islame u përhapën edhe në trevat shqiptare pas shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Ndër prodhimet e ilustruara nuk ishin vetëm ato të gjësendeve për nevojat e njerëzve, por kishin të bënin edhe me forma zbukuruese si dhe pjesë tjera të ilustruara për objekte banimi e adhurimi. Xhamia e Pacurrës, rrethi i Shkodrës, është shembull i një faltoreje të zbukuruar me qeramikë të ilustruar.[49]
Referencat
34. Shih R. d’Erlanger: La Musique Arabe, 5 vëllime, Paris 1930-39; N. Caron & D. Safvat, Iran (përmbledhja Les Traditions Musicales).
35. Farabiu ka shkruajtur një traktat me titull Al-Ilaxh fil-Musiqa (“Shërimi me Anë të Muzikës”), ndërsa Ikhwan al-Safa studiuan efektin e muzikës mbi shpirtin e njeriut në Risale-n e tyre.
36. Nëse e shfletojmë Kur’anin do të gjejmë shumë ajete që flasin për pastërtinë, mirëpo prej tyre do ti zgjedhim këto në vijim:
“…aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastërti”. (Et-Teube: 108).
“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).
“…ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, …”. (El-Enfal: 11).
“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!”. (El-Mudethir: 1-4).
37. All-llahu, azze ve xhel-le, ua ka ndaluar njerëzve ta papastër që të hyjnë në xhamia, duke thënë:
“… vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë…”. (Et-Teube: 28).
“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje),…”. (El-A’raf: 31).
38. Hadithet që flasin për pastërtinë: Transmeton Imam Myslimi në sahihun e tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit”.
Imam Taberaniu, rahimehull-llah, transmeton nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë: “Pastroni trupin tuaj që t’ju pastroj All-llahu”. (Hasen).
39. Islamicart.com – amg.
40. Findarticles.com – ang.
41. Arti dhe arkitektura Islame nga Tawfiq Ahmed Abdel Gawwad
42. Mason (1995), p. 1
43. Mason (1995), f. 5
44. Henderson, J.; McLoughlin, S. D. & McPhail, D. S. (2004), “Radical changes in Islamic glass technology: evidence for conservatism and experimentation with new glass recipes from early and middle Islamic Raqqa, Syria”, Archaeometry 46(3): 439–68
45. Mason (1995), f. 7
46. Hassan, Ahmad Y. re Glass. History of Science and Technology in Islam. Referenca e vendosur më 2008-03-29 – ang.
47. Hassan, Ahmad Y. Lazaward And Zaffer Cobalt Oxide In Islamic And Western Lustre Glass And Ceramics. History of Science and Technology in Islam. Referenca e vendosur më 2008-03-29
48. Caiger-Smith, 1973, f.65
49. Muhamedsytari.net
Përkthyer për projektin Wikipedia në gjuhën shqipe.
Përktheu: Skender Mustafi