- Kur mazi del para pele.
- Kur lecka përdhoset. (Origjinal krahina:Kur stela përdhoset.)
- Ata bum me top, na bum me moral.
- Kësaj pune i thonë lagëm sot e më rruaj pasnesër.
- Të gjallit ia kanë inati, jo të vdekurit.
- Ti pe do Amerikën ma shumë se Bushi.
- M’rrove, t’rrova, brisku i berberit.
- Nuk ka fjalë të mëdha, por tru të vegjël.
- Para pavarësisë hajsha bukë e shpresë për liri, tani po ha pavarësi e shpresë për bukë.
- Unë foli për lisa e ti për fshisa.
- Si lopa si viçi.
- Aj që s’ka gojë, vdes pa ardh dita.
- Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë.
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
- Idhnoju dikujtë aç sa ka dituri.
- Ku rafsha mos u vrafsha.
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: “Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës”.
- Lypi vetulla e mbet pa sy.
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
- E di luga çka ka vorba.
- Qeni qenin se ha.
- Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
- I mençuri shkruan, budallai mban mend.
- Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim.
- Kushit si kan than gata belaxhi.
- 5 Milion shqiptar, 6 milion komandanta.
- Pe ha fjalën si bukën.
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
- Foli derës të dëgjojë dritarja.
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
- Mos e ban penin tra.
- E bani mizën bull.
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
- Malit vetëm 20% i duket, por 80% e mbajnë.
- Mos i shit dardhaxhiës dardha.
- Ç’i do qeni brekët.
- Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet.
- Humbi sëpatën, i rruat bishti.
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
- Mos bëj petulla me ujë.
- Mos u mbyt me një pikë ujë.
- Shtatin pyll e mendjen fyll.
- Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
- Po murmuron e spo kris.
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.
- Për pleshtin djeg jorganin.
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.
- Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”.
- Është nga ai gur që thyen çekan.
- Fol me ty, fol me murin.
- I mbushet mendja, atij që ka mend.
- Mos u mat me hijen e pasdrekes.
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.
- S’e len hunda me pa larg.
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.
- S’tunden malet me përralla.
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.
- S’di gomari të haj tagji.
- Pyll pa derra s’ka.
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
- Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër.
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
- Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.
- Hatëri të lë pa brekë.
- Kasap s’ban e pa kasap s’ban.
- Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
- Shteti e ze leprin me kerr.
- Ku të ha, kruaje.
- Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë.
- Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
- Puna e maqedonve si puna e urës së vajit, veç kjo ndreç natën e prish ditën.
- Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.
- Kau që nuk vete në arë e pret sëpata.
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
- Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash.
- Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
- Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më.
- Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
- Këmba e madhe të shqyen këpucën.
- Kush ha shumë i del për hunde.
- Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
- Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot.
- Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasëm.
- Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
- Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.
- Më gënjeve një herë, haram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
- Fshati digjet, kurva krihet.
- Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.
- Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë.
100.Mirmëngjes, me interes. - Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.