Format e shtrirjes së Kompjuterizimit në Re

Autor: Skender Mustafi

Janë të njohura katër forma të shtrirjes së kësaj teknologjisë së Kompjuterizimit në Re edhe atë në:

Re Publike [1]Re Publike (anglisht: Public cloud) – të cilat janë të organizuara në atë mënyrë nga ana e ofruesit të shërbimeve ashtu që aplikacionet, bazat e ruajtjes së të dhënave dhe burimet tjera janë të ofruara për publikun e përgjithshëm. Këto shërbime janë falas ose me pagesë sipas shfrytëzimit me qasje vetëm përmes internetit. Shërbime në re të tilla ofrojnë kompanitë e njohura si Amazon AWS, Microsoft Inc., Google Inc. e të tjera.

Re Publike [1]

ReShoqërore [2]
ReShoqërore [2]
Re Shoqërore (anglisht: Community cloud) – që janë të formuara nga teknologjitë e bashkuara nga disa kompani të cilat mbulojnë nevoja të ngjashme dhe njëkohësisht kanë dhe brenga të ngjashme si siguria, efikasiteti i funksionimit, çështjet e drejtësisë e të tjera. Këto lloj rrjete realizohen për të ulur shpenzimet e ngritjes dhe mirëmbajtjes së tyre gjë e cila mund të bëhet përbrenda organizatave të cilat janë pjesë të rrjetit ose nga pale të treta të angazhuara në mënyrë specifike.

Re Hibrite
Re Hibride [3]
Re Hibride (anglisht: Hybrid cloud) që është një përzierje e dy ose më shumë llojeve të reve qoftë ato private, shoqërore ose publike. Në këtë rast të gjitha llojet qëndrojnë të veçanta në formën e tyre, por janë të ndërlidhura në një bashkësi e cila ofron përfitime për modele të ndryshme të shpërndarjes së shërbimeve. Një kombinim këtillë zgjeron dukshëm mundësitë e shpërndarjes për shërbimet në Re duke u mundësuar kompanive që merren me teknologji informative që të shfrytëzojnë shërbimet nga Retë Publike për të përmbushur nevojat e tyre (të përkohshme). Në fjalë tjera ky lloj kombinimi mundëson plotësimin e nevojave të cilat një lloj i shtrirjes së reve nuk do të mund të i plotësonte. Për më tepër, kjo është një zgjedhje e përshtatshme për kompanitë të cilat vetë ofrojnë model/e të teknologjisë së kompjuterizimit në re pasi që paguajnë vetëm për shërbimet të cilat shfrytëzojnë pas tejkalimit të kapaciteteve të teknologjisë së tyre. Një zgjidhje e këtillë i lehtëson këto kompani nga investimet shtesë të cilat mbulojnë nevojat e përkohshme në periudhat e kulmimit të shërbimeve. Shembulli i tillë i njohur i kulmimit të shërbimeve është periudha fund-vjetore e shitjeve tek Amazon Inc. Një element kyç që duhet pasur parasysh gjatë marrjes në konsideratë të Reve Hibride është përshtatshmëria mes shtrirjeve teknologjike gjë e cila sjell deri tek problem tjera siç është fleksibiliteti, efikasiteti, privatësia e siguria e rrjedhës së informacioneve nga një lloj i rrjetit në tjetrin dhe në publik.

Re Private [4]
Re Private [4]
Re Private (anglisht: Private cloud) – të cilat paraqesin një infrastrukture e cila vepron vetëm për një organizatë të vetme e që mund të mirëmbahet dhe udhëhiqet nga vetë organizata ose nga një palë tjetër e specializuar për rrjete në Re. Kjo zgjidhje kërkon një angazhim të madh të kompanisë në shtrirjen virtuale të kompanisë duke u përqendruar si në ngritjen e të gjitha resurseve të cilat bëjnë rrjetin të funksionojë në mënyrë të suksesshme. Kuptohet, nëse një rrjet i tillë ngrihet me sukses atëherë bën që edhe biznesi të arrij suksese. Duhet theksuar se këto lloj rrjetesh janë, në të shumtën e rasteve, të aplikuara vetëm nga kompani të mëdha të cilat për shkak të ruajtjes së besueshmërisë së të ruajtjes së të dhënave të konsumatorëve bëjnë investime të mëdha në ngritjen e rrjeteve të tilla. Shpeshherë këto rrjete ndeshen me probleme meqë kompanitë të cilat i ngritin kanë për bazë lloj tjetër të biznesit dhe nuk janë të specializuara në tërësi për ngritjen, menaxhimin dhe përditësimin e tyre. Referencat [1] http://www.definethecloud.net/tag/public-cloud [2] http://v12ntoday.com/blogposts/smbs-are-helped-by-comstor-teams-setapp-and-cisco-for-cloud-deployment.html [3] http://www.techwench.com/private-v-public-cloud/ [4] http://virtualizationtutor.com/what-is-the-difference-between-private-and-public-cloud/

Po këto i keni lexuar?