Përgatiti: Skender Mustafi
Formimi i partneriteteve të formave të ndryshme mes kompanive të të njëjtit biznes, bizneseve ndihmëse, ose biznese tjera shërbyese është i njohur shumë mirë në teorinë ekonomike. Kohëve të fundit, si pasojë e zhvillimeve të mëdha teknologjike, partneritetet janë bërë domosdoshmëri për të maksimizuar efektivitetin dhe për të optimizuar veprimet. Kompanitë, posaçërisht të tillat të ndërlidhura me teknologjinë informative, gjithnjë e më shumë përqendrohen në njërën anë në specializimin e veprimtarisë së tyre në mënyrë që të rrisin efektivitetin dhe në anën tjetër në huazimin e shërbimeve e madje edhe teknologjisë për të rritur sigurinë dhe për të ulur shpenzimet.
Kompanitë preferojnë partneritetet për të rritur ndikimin e tyre në treg, duke u prirë konkurrentëve ose duke iu ndryshimeve të konkurrentëve përmes shërbimeve shtesë ose përmes inovacioneve që ofrojnë kompanitë partnere.
Kontratat mes partnerëve teknikisht realizohen me ndërmjetësimin e avokatëve ose departamenteve të tyre për mbështetje ligjore, me qëllim që elementet e kontratave të jenë në përputhshmëri me kërkesat e kompanive. Sidoqoftë, ju mund të realizoni kontratat me partnerët tuaj edhe pa prezencën e ndërmjetësuesve të tillë, por kuptohet që rreziku për të lëshuar diç, ose për tu ngarkuar me diç të pa pritur e që më pas bëhet obligim ligjor ndaj partnerit është shumë më i madh.
Më poshtë mund të lexoni elementet të cilat një kontratë skicë për partneritet duhet t’i përmbajë.
Elementet e kontratës
- Titulli i kontratës.
Kjo pjesë vendoset në fillim të kontratës ku zakonisht shkruhet:
(skicë)
Emri i kontratës ose partneritetit
- Partnerët
Në këtë pjesë duhet të radhiten partnerët të cilët marrin pjesë në realizimin e kontratës.
Kompania x
adresa e kompanisë
Kompania y
adresa e kompanisë
- Konteksti
Në këtë pjesë duhet shtjelluar shkurtë dhe qartë qëllimi i realizimit të partneritetit.
- Periudha e mbuluar
Në këtë pjesë duhet të vendoset periudha në të cilën kontrata ka vlerë. Kontrata mund të fillojë në një datë të caktuar dhe të mbarojë në një datë të caktuar, por mund të fillojë me një kusht të caktuar pas nënshkrimit të kontratës dhe të mbarojë më nje kusht të caktuar. E gjithë kjo varet nga partnerët.
Kontrata do të jetë e fuqizuar duke filluar më dita, muaji viti dhe do të mbetet në fuqi deri më dita, muaji vitit ose me plotësimin e këtij kushti ose në një afat të pa caktuar përveç në rast të marrëveshjes mes partnerëve ose përputhshmëri me kushtet e paraqitura në SLA (nga anglishtja Service-Level Agreement e që në shqip ka kuptimin Marrëveshja e nivelit të shërbimeve).
- Kushtet e marrëveshjes – SLA (Service-Level Agreement)
Gjatësia e kësaj pjese varet nga partnerët dhe lloji i biznesit të përbashkët që ata dëshirojnë të realizojnë. Pra, në këtë pjesë partnerët përcaktojnë veprimtaritë të cilat duhet t’i realizojnë gjatë kohës në të cilën kontrata është në fuqi. Niveli i detajimit varet nga kompleksiteti i ndërveprimit.
Nëse partneriteti vije si pasojë e nevojës së njërës kompani për shërbime nga një kompani tjetër, atëherë përpilohet një SLA (shembull http://www.slatemplate.com/ ) dhe në të përcaktohen kushtet e bashkëveprimit.
Në këtë pjesë mund të përfshihen elemente si struktura e partneritetit, pjesëmarrja në partneritet, komunikimi mes partnerëve, marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve, rolet dhe përgjegjësitë e partnerëve si shpërndarja e veprimtarisë, standardet e kualitetit, nënkontratat, siguria, mbrojtja e të dhënave, shpërndarja financiare në investime dhe në fitim e të tjera.
Këto kushte përcaktohen bazuar në një elaborat paraprak mes kompanisë ose kompanive partnere.
- Dara e nënshkrimit
NË DËSHMI TË PRANISHMËVE, ku dokument është nënshkruar nga secili partnerë më –data, muaji– të vitit –viti—.
- Nënshkrimi
Në fund të dokumentit të gjithë partnerët pjesëmarrës, ose të paraqitur në kokë të dokumentit, nënshkruajnë kontratën për partneritet. Mos nënshkrimi i njërit nga partnerët e bën kontratën të pa vlefshme.
Partneri x
—-nënshkrimi—-
Partneri y
—-nënshkrimi—-
SUGJERIME:
- Kontrata mes kompanive për realizimin e veprimtarive të ndryshme në partneritet është specifike për secilën, kështu që ky dokument i përpiluar për qëllime edukative nuk duhet marrë si i tillë pa praninë e personave profesionistë.
- Gjatë realizimit të kontratave për partneritet më mirë angazhoni avokatin e kompanisë suaj ose ndonjë avokat ndërmjetësues.