Autor: MSc. Skender Mustafi
Kjo pjesë e modelit të biznesit paraqet paratë të cilat rrjedhin drejt kompanisë me realizimin e biznesit. Pra, në këtë pjesë duhet studiuar rrjedhat e të hyrave që më vonë nga ato të largohen shpenzimet dhe të shihet fitimi i cili është e mundur të arrihet. Identifikimi i, së paku, burimeve kryesore të të hyrave të kompanisë përmes aplikimit të modelit të biznesit i cili është duke u studiuar është më se i nevojshëm, sepse studimi i suksesshëm i tyre që në fillim jep pasqyrën e suksesit ose mos suksesit të modelit të biznesit. Që thjesht nënkupton aplikimin e modelit apo refuzimin e tij. Në këtë perspektivë nëse konsumatorët shihen si zemra e kompanisë, atëherë rrjedhat e të hyrave janë arteriet.
Nga pyetjet e para të dhe më të rëndësishme e cila merret me hulumtimin e rrjedhave të të hyrave është pyetja të cilën duhet bërë secili biznes nga perspektiva e vetë: Për çfarë vlere është i gatshëm secili segment i konsumatorëve të paguaj? Për çfarë janë të gatshëm të japin para konsumatorët? Ndonëse e thjeshtë për tu pyetur, përgjigja e suksesshme e kësaj pyetje i mundëson kompanisë që të realizojë rrjedha të të hyrave nga secili segment i konsumatorëve.
Është pjesë e politikës udhëheqëse të kompanisë që të përcaktojë strategjinë e hulumtimit të përgjigjes së pyetjes së më sipërme, gjithashtu pjesë e politikës së saj është edhe përcaktimi i mekanizmit të çmimeve duke u përcaktuar për më të përshtatshmet nga çmimet fikse nga lista e paracaktuar, çmimet e bazuara në treg, çmimet e bazuara mbi vlerën e produkteve/shërbimeve, menaxhimin e prodhimit e të tjera.
Për më tepër kompania mund të përfshijë një ose dy llojet e rrjedhave të të hyrave:
- Të hyrat nga transaksionet të cilat rezultojnë nga pagesat e një hershme të konsumatorëve
- Të hyrat periodike të cilat rezultojnë nga pagesat e vazhdueshme (të përsëritura) të konsumatorëve e që mund të jenë blerje të përsëritura të konsumatorëve ose edhe mbështetje pas blerjes së produktit
Mënyrat e gjenerimit të rrjedhave të të hyrave
Në literaturë mund të gjenden mënyra të ndryshme të gjenerimit të të hyrave: Në këtë pjesë do të sjell vetëm disa të cilat janë më të rëndësishme dhe më shpesh të hasura në praktikat e përditshme të kompanive.
Shitja e mjeteve – ky lloj i të hyrave realizohet përmes shitjes së të drejtës së pronësisë. Pra, Audi, për shembull, shet vetura të cilat blerësit mund të i blejnë, rishesin dhe të veprojnë çfarë të duan, ose Air Prishtina shet bileta për fluturime.
Çmimi i shfrytëzimit– ky lloj i të hyrave realizohet duke u dhënë konsumatorëve të drejtën e shfrytëzimit të një pjese të ndonjë shërbimi ose shërbimin e tërë. Në këtë rast, sa më shumë shërbim shfrytëzon konsumatori, aq më shumë paguan. Kompanitë telefonike, për shembull, shesin qasje telefonike, ose dhe qasje në internet. Pastaj, kompanitë hotelerie shesin shërbime hotelerie, e të tjera.
Çmimet e abonimit – ky lloj i të hyrave realizohet duke shitur qasje të vazhdueshme tek një shërbim i caktuar. Më të shpeshta të hyra të tilla janë të njohura në abonimin e mediave të ndryshme të shtypura. Për përdoruesit e internetit dhe konsumuesit e produkteve të ndryshme në internet llojet e ndryshme të abonimeve janë mase të njohura. Fjalaime.ch, për shembull, ngrihet mbi dy lloj abonimesh, abonimi i emrit si dhe abonimi i hapësirës për vendosjen e materialeve.
Çmimet e huazimit – ky lloj i të hyrave realizohet përmes dhënies së mjeteve të caktuar me qira tek konsumatorët e ndryshëm. Dhënia me qira e vendeve të banimit, mjeteve të udhëtimit, mjeteve të ndryshme teknologjike e të tjera, janë forma të biznesit të cilat ofrojnë lloj të tillë të të hyrave.
Çmimet për të drejtat e autorit – ky lloj i të hyrave realizohet përmes dhënies konsumatorëve lejen e shfrytëzimit të të drejtave të autorit përkundër një çmimi të caktuar. Në këtë rast, kompania nuk merret as me prodhimin e produkteve e as në realizimin e shërbimeve për të realizuar të hyra, por për çdo produkt që konsumatori prodhon ose shfrytëzon paguan shumën e paracaktuar për të drejtat e autorit. Është e mbrojtur me ligj, edhe pse shpesh e injoruar në shumë vende të botës, e drejta e autorit për fotot, video materialet, këngët, librat, prodhimi i produkteve të ndryshme e të tjera. Shembull i tillë konkret është kompania “Fluidi” e cila prodhon pijen e gazuar “RC Cola” me licencë dhe autorizim të Royal Crown Cola International, A division of Cott Beverages INC., Columbus, GA, U.S.A. Pra, Fluidi, në këtë rast, i paguan çmim të caktuar Royal Crown Cola International në shitjen e çdo pije tek konsumatorët e vet.
Çmimet e brokerimit – të hyrat realizohen përmes realizimit të shërbimeve ose shitjen e produkteve të kompanive tjera. Shembull adekuat është për kompanitë për shërbime dhe kartela bankare të cilat përftojnë nga transaksionet e realizuara nga palët tjera në sistemin e tyre.
Të hyrat e reklamimit – Ky lloj i të hyrave realizohet përmes reklamimit të ndonjë produkti, shërbimi ose marke të caktuar.
Tradicionalisht në Gjenerimi i modelit të biznesit – Rrjedhat e të hyrave
Në realizimin e kësaj pjese në pikëpamje të hulumtimit të të modeli të biznesi në tërësi në përputhje me komponentët tjera të tij, duhet marrë parasysh disa pyetje. Më poshtë po paraqes pyetjet më të rëndësishme të cilat duhet përgjigjur gjatë hulumtimit, megjithatë ju duhet ditur se këto pyetje janë të përgjithshme dhe ju duhet gjithashtu të hulumtoni dhe pyetjet e ngjashme të cilat kanë të bëjnë konkretisht me llojin e biznesit të cilin jeni duke studiuar dhe për të cilin jeni duke zhvilluar modelin e biznesit. Kjo pjesë e modelit të biznesit shkruhet duke futur në një rrjedhë të qartë përgjigjet e pyetjeve:
- Për çfarë vlere janë të interesuar konsumatorët vërtetë të paguajnë?
- Për çfarë vlere janë ata tani duke paguar?
- Si janë duke paguar ata për momentin?
- Si do të dëshironin të paguanin?
- Sa kontribuon një rrjedhë e të hyrave (duhet hulumtuar të gjitha burimet e të hyrave, ose së paku ato më të rëndësishmet) në të hyrat në përgjithësi?
- Cilat rrjedha të të hyrave duhet mbështetur më shumë (nëse duhet afirmuar ndonjë nga ato)?
- Cilat mundësi pagimi duhet shtuar në llojet ekzistuese?