Shkruan: Skender Mustafi
Duhet bërë dallimi mes “dijes kompjuterike” dhe “dijes së realizimit të dijes kompjuterike”. E para në bazën kompjuterike është informacioni kurse e dyta paraqet rregullat logjike të cilat janë shkaku kryesorë i “inteligjencës” dhe e cila ndikon drejtpërdrejtë në gjenerimin e informacionit.
Në këtë perspektivë e tërë logjika kompjuterike është e varur nga rregullat e paraprogramuara dhe assesi nuk mund të tejkaloj ato rregulla. Edhe informacioni i gjeneruar mund të shfrytëzohet si e dhënë vetëm në suazë të këtyre rregullave. Ajo që në këtë pikë duhet theksuar është fakti se sa më të përgjithshme të jenë përpiluar rregullat logjike aq më i madh është kapaciteti logjik i kompjuterit.
Kjo logjikë mund të jetë një, le të themi, “Turing Logjikë”, ku dihet që është e skajshme, por që skaji nuk i dihet.
Nga e gjithë kjo mund të kuptojmë se logjika kompjuterike nuk është veprojë në veten e vetë, por vetëm e bazuar në paradefinime, e që janë rregullat që theksuam më sipër. Kjo logjikë është pasqyrim i logjikës së njeriut/njerëzve të cilët kanë programuar atë dhe nuk mund të e tejkalojë atë as edhe për një rregull më shumë.