Autor: Skender Mustafi Modelet e biznesit të kompanive të marketingut në sferën e reklamimit zakonisht, e që nuk përjashtohen rastet specifike, janë platforma multidimensionale. Në këtë mënyrë kompania e cila ofron shërbimet e reklamimit qëndron në mes dhe anash janë të lidhur të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Platforma është e përpiluar në atë mënyrë që në njërën anë përmes shërbimeve, produkteve dhe përmbajtjes falas tërhiqen përdoruesit dhe në anën tjetër të ardhurat gjenerohen në atë mënyrë që kompanive u ndahet hapësirë për reklamim. Platformat në internet kohëve të fundit kanë arritur…
lexo më tepërKategori: Marketing
Ndikimi i biznesit në zhvillimin e Internetit dhe përmbajtjes së tij
Autor: Skender Mustafi Parimisht, shtytësit kryesorë për zhvillimin e teknologjive të internetit dhe të përmbajtjes së tij, duke përfshirë këtu si përmbajtjen në kontribute ashtu edhe atë në zhvillimin e programeve dhe platformave të ndryshme, janë bizneset. Kompanitë e ndryshme botërore investojnë miliona nga kapitali i tyre në zhvillimin, në njërën anë të teknologjive të reja siç janë teknologjitë e reja të rrjetit, kompjuterët, lexues të ndryshëm (p.sh. lexues lajmesh, lexues librash, e të tjerë), celularë të mençur e të tjerë, dhe në anën tjetër investojnë në përmirësimin dhe pasurimin…
lexo më tepërNdikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit
Autor: Skender Mustafi Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.
lexo më tepërÇka ndodhë sot për 60 sekonda në internet?
Interneti është nga mediet më interaktive në ditët e sodit. Ndikimi i tij në jetën e njerëzve është shumë i madh. Për të rritur atraktivitetin dhe ruajtur ritmin e veprimeve të njerëzve në të angazhim të madh kanë marrë edhe kompanitë e ndryshme të cilat përmes këtij aktiviteti tentojnë të rrisin të hyrat e tyre, si dhe të dominojnë në treg. Më poshtë në grafik është përmbledhur pastër aktiviteti në internet brenda 60 sekondave.
lexo më tepërFunksionet e marketingut tradicional
Meqë në të shumtë e rasteve autorët nga marketingu i përgjithshëm nxjerrin dy forma marketingu: marketingun tradicional (autorët anglishtfolës e njohin si offline marketing ose traditional marketing) dhe marketingun në internet (autorët anglishtfolës e njohin si internet marketing, online marketing, e-marketing etj.) atëherë edhe funksionet e marketingut studiohen ndryshe nga këto dy forma. Kështu në këtë rast nuk është e drejtë të thuhet se flasim mbi funksionet e marketingut nëse në ato nuk përfshihen funksionet e marketingut në internet.
lexo më tepërVendi si funksion i marketingut në internet
Autor: Skender Mustafi Vendi, në marketing, zakonisht definohet si lokacioni ku produkti mund të blihet. Shpesh referohet edhe si kanal i distribucionit. Vendi në marketingun tradicional përfshinë shitoren fizike, kurse në marketingun në internet përfshin çfarëdo shitore virtuale. Është raporti informacion-rrjet-elektronikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në diferencimin vendin tradicional nga vendin në internet si funksione të marketingut. Vendi në internet (vendi online) ka ndikim të madh në definimin e përgjithshëm të marketingut në internet dhe në të kuptuarit e funksioneve tjera të marketingut. Në thelb, varësisht nga fakti se…
lexo më tepër