Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepërKategori: LETËRSI
Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë
Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të…
lexo më tepërDhija e gomari
Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…
lexo më tepërMaçorri dhe minjt
Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…
lexo më tepër100+ thënie nga Uiliam Shekspir (William Shakespeare)
Përgatiti: Skender Mustafi Nuk do të llokoçis një këmbë për të kërkuar një armik. Unë duhet të kem shkuar të jetoj, ose të qëndroj dhe të vdes. Brishtësi, emir yt është grua! Unë dëshiroj të ishim të huaj më të mire. Përralla juaj, zotëri, do ta shëronte shurdhimin. Nuk do ta kisha futur hajnin në gojën time të ma vidhte trurin. I bërë për vdekje nga gjuha shpifëse Më mire budalla i shkathët se një i shkathët budalla. Pak ujë na pastron ne nga kjo vepër. Orët e pikëllimit duken…
lexo më tepërçuni dhe fati
Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2
lexo më tepër